Hungaria, Sllovakia dhe Republika Ceke do të hapin kufijtë e tyre për qytetarët e njëri-tjetrit nga mesnata e së martës, me disa kushte, tha Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto.
Udhëtimi ndërkufitar pa pasur nevojë të kalojë në një karantinë të detyrueshme në mes të pandemisë do të lejohet për hungarezët, sllovakët dhe cekët.
Për më tepër, hungarezët mund të udhëtojnë në Republikën Ceke duke kaluar Sllovakinë, por nuk mund të kalojnë Sllovakinë në rrugën e kthimit; ata do të duhet të kalojnë nëpër Austri, tha ministri. E njëjta vlen edhe për çekët që kthehen në shtëpi nga Hungaria. Hungaria kishte hapur gjithashtu kufirin e saj jugor për serbët që nga e hëna në mëngjes./bota.al/