Marokeni, Mounir El Motasadeq i dënuari i parë për atentatet e 11 shtatorit në 2001 në Amerikë do të dalë në tetor nga burgu gjerman ku kryen dënimin, disa muaj më parë se ta përfundojë. Burime juridike bënë me dije këtë të enjte në gazetën Bild se sapo të bëhet lirimi Motasadeq do të dërgohet në Marok, ku jetojnë gruaja bashkë me dy djemtë e tij. Gjykata Supreme Gjermane kishte rishqyrtuar në 2014 lirimin e parakohëshëm të Motasadeq, i cili po vuan dënimin në burgun e Fuhlsbüttel, i njohur si Santa Fu në qytetin e Hamburgut sepse e konsideronin një rrezik.
Motasadeq u dënua në 2004 me 15 vite burg për pjesëmarrje në një organizatë terroriste dhe për bashkëpunim në 246 vrasje. I dënuari kishte mbështetur në celulën e Hamburgut egjiptianin Mohamed Atta, terroristi që pilotoi avionin që goditi Kullat Binjake në Nju Jork. Lirimi i tij më 15 tetor do të thotë që ai e braktis burgun 3 muaj para nga lirimi i parashikuar që do të ndodhte në 19 janar 2019. / bota.al