Bota

I dhamë fund pranimit të burrave në ekipet e vajzave

Tre vjet më parë, Payton McNabb ishte një atlete e shkëlqyer në shkollën e mesme, një nga më të mirat, duke u përgatitur për një të ardhme në sportet universitare. Por kur një burrë hyri në ndeshjen e volejbollit të vajzave, ai goditi topin aq fort në fytyrën e Payton-it, duke i shkaktuar një dëmtim traumatizues të trurit, duke e paralizuar pjesërisht anën e djathtë dhe duke i dhënë fund karrierës së saj sportive

Gjatë fjalimit para Kongresit, presidenti i SHBA ka deklaruar se qeveria e tij i ka dhën fund edhe të ashtuquajturave politika të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes në të gjithë qeverinë federale, si dhe ka k të ashtuquajturave politika të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes në të gjithë qeverinë federale dhe ka kërcënuar shkollat që nuk e bëjnë këtë, me ndërprerje fondesh:

“I kemi dhënë fund tiranisë së të ashtuquajturave politika të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes në të gjithë qeverinë federale. Dhe, në fakt, edhe në sektorin privat dhe në ushtrinë tonë. Dhe vendi ynë nuk do të jetë më “WOKE” sipas këtyre kritereve. Ne besojmë se, nëse je mjek, një kontabilist, një avokat ose një kontrollues i trafikut ajror, duhet të punësohesh dhe të promovohesh bazuar në aftësi dhe kompetencë, jo në bazë të racës apo gjinisë. Shumë e rëndësishme. Duhet të punësohesh bazuar në meritë. Dhe Gjykata e Lartë, me një vendim të guximshëm dhe shumë të fuqishëm, na ka lejuar ta bëjmë këtë. Faleminderit. Faleminderit shumë. Faleminderit.

Ne kemi hequr helmin e teorisë kritike të racës nga shkollat tona publike dhe kam firmosur një urdhër i cili e bën politikë zyrtare të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, që ekzistojnë vetëm dy gjini: mashkull dhe femër. Po ashtu, kam firmosur një urdhër ekzekutiv për të ndaluar burrat që të konkurrojnë në sportet e femrave.

Tre vjet më parë, Payton McNabb ishte një atlete e shkëlqyer në shkollën e mesme, një nga më të mirat, duke u përgatitur për një të ardhme në sportet universitare. Por kur një burrë hyri në ndeshjen e volejbollit të vajzave, ai goditi topin aq fort në fytyrën e Payton-it, duke i shkaktuar një dëmtim traumatizues të trurit, duke e paralizuar pjesërisht anën e djathtë dhe duke i dhënë fund karrierës së saj sportive. Ishte një goditje siç nuk kishte parë kurrë më parë. Nuk kishte parë kurrë diçka të tillë. Payton është këtu sonte në galeri, dhe Payton, nga tani e tutje, shkollat do të përjashtojnë burrat nga ekipet e vajzave ose do të humbasin të gjitha fondet federale.

Dhe nëse doni të shihni shifra të vërteta, mjafton të shikoni çfarë ka ndodhur në boksin e femrave, peshëngritje, atletikë, not apo çiklizëm, ku një burrë përfundoi një garë me distancë të gjatë pesë orë e 14 minuta para një gruaje, duke vendosur një rekord të ri me një diferencë prej pesë orësh. Është poshtëruese për gratë dhe shumë e keqe për vendin tonë. Nuk do ta tolerojmë më.

Ajo që sapo përshkrova është vetëm një fraksion i vogël i revolucionit të logjikës së shëndoshë që tani – falë nesh – po përfshin mbarë botën. Logjika e shëndoshë është bërë një temë e zakonshme, dhe ne kurrë nuk do të kthehemi pas, kurrë – nuk do ta lejojmë të ndodhë”. / bota.al

Back to top button