Bota

I dhanë fund bolivarit! Inflacion pa tavan në Venezuelë

Monedha bolivar e Venezuelës vazhdon rënien e saj të përshpejtuar përballë dollarit amerikan. Venezuelanëve i nevojiten 50.000 njësi të monedhës së tyre për të patur një dollar amerikan në tregun e zi që rregullon aktivitetet tregtare të vendit. Sipas faqes “Dollar Today” që llogarit vlerën e dollarit me atë të bolivarit jashtë kursit të Bankës Qëndrore të Venezuelës një dollar blihet në tregun jo zyrtar me 52.128 bolivarë.

Portali i konsideruar nga regjimi i Nikolas Maduro si një instrument lufte ekonomike kundër tij është i ndaluar në Venezuelë dhe i nxjerr të dhënat e llogaritjeve operacionale që kryhen në qytetin kolumbian të Kukutës, ku mijëra venezuelanë blejnë dhe kryejnë transaksione. Ky lloj tregu shërben si referencë për miliona blerje dhe konsumatorë në mes të një inflacioni që e kalon shifrën 800% në vitin 2017. Kursi i tregut të zi e tejkalon 5000 herë vlerën e kursit zyrtar të këmbimit dhe 15 herë vlerën referenciale të sistemit të ankandeve që autoritetet implementuan këtë vit, por që nuk punon ka disa javë. Me këtë kuotizim rroga minimale prej 177.507 bolívarësh është më pas se 4 dollarë, ndërkohë që të ardhurat bazë (rrogë + bonus ushqimi shkon në 456.507 bolívarë) janë më pak se 10 dollarë.

Regjimi çavist ka monopolin e shitjeve të valutës së jashtme që nga 2003 dhe muajt e fundit ka shkurtuar hedhjen e monedhave të huaja për shkak të thellimit të krizës ekonomike dhe rënies së çmimit të naftës, burimi kryesor i financave. Kompanitë private dhe ndërmarrjet venezuelane ankohen se nuk kanë marrë nga shteti mjaftueshëm dollarë që u shërben atyre për importet, e blejnë në tregun e zi dhe regullojnë çmimet sipas kursit të “Dóllar Today.” Kjo rrethanë ka shkaktuar një mungesë të ushqimeve dhe të produkteve bazë, të cilat  kur gjenden shiten me çmime të ndaluara për pjesën më të madhe të venezuelanëve. Këtë të dielë Maduro njoftoi një plan për një veprim të menjëhershëm që do të konsistojë në inspektimin e më shumë se 11.000 dyqaneve për të luftuar kundër spekullimit dhe grumbullimit dhe për të kontrolluar çmimet e vendosura nga qeveria. / Bota.al

 

.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close