Enciklopedike

I famshmi Federiko Felini: Përtoja të bëhesha shkrimtar, kështu që i hyra filmave

Regjizori italian Federiko Felini (1920-1993), pohonte se nuk ishte në gjendje të flinte për më shumë se 3 orë njëherësh. Në një intervistë të vitit 1977, ai e përshkruante kështu rutinën e tij mëngjezore: Unë ngrihem në orën 6 të mëngjesit. Eci nëpër shtëpi, hap dritaret për ajrosje, sistemoj gjërat rrotull dhe lëviz disa libra këtu atje.

Për vite të tëra jam përpjekur të bëj për veten një kafe të mirë, por kjo me siguri nuk është një nga specialitetet e mia. Më pas shkoj në katin e poshtëm të shtëpisë, sa më shpejt që të jetë e mundur. Rreth orës 7 jam duke folur në telefon.

Mbetem tejet skrupoloz në lidhje me njerëzit që mund të jenë zgjuar në atë orë, për të mos i fyer ata. Për disa, unë kryej një shërbim të vërtetë, atë të zgjimit; edhe ata përfundojnë duke u vërdallosur si unë nëpër shtëpitë e tyre.

Felini filloi të shkruajë nëpër gazeta qëkur ishte fare i i ri, megjithatë zbuloi se temperamenti i tij i përshtatej më mirë kinematografisë. Ai e pëlqente shoqërin e njerëzve gjatë realizimit të filmave. “Një shkrimtar mund të bëjë gjithçka vetë, por ai ka nevojë për disiplinë. Ai duhet të çohet që në 7 të mëngjesit, dhe të jetë vetëm në një dhomë, përballë letre të bardhë. Unë jam shumë dembel për ta bërë këtë. Mendoj se kam zgjedhur një të mesme të artë, për të shprehur veten time. E dua kombinimin shumë të çmuar, mes punës dhe të jetesës së bashku që ofron kinematografia. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button