Bota

I Fundit! Të shtëna kundër komplotuesve në aeroportin e dytë të Stambollit

Screen Shot 2016-07-17 at 6.41.20 PMTë shtëna paralajmëruese janë dëgjuar nga policë turq në afërsi të aeroportit të dytë të Stambollit, Sabiha Gokcen, raporton Reuters. Janë duke u kryer arrestime, i tha një zyrtar agjencisë së lajmeve, duke shtuar se komplotistët e dyshuar të grushtit të shtetit nuk po kthenin zjarr.

Të gjithë organizatorët e grushtit të dështuar ushtarak janë ndaluar, sipas një deklarate të lëshuar të dielën nga komandantët e ushtrisë turke, cituar nga TASS. Zyrtarët ushtarakë turq thuhet se kanë deklaruar se pjesa më e madhe e meritës në pengimin e rebelimit i takon popullit turk.

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, tha të dielën se po kryhet një hetim i ushtarëve dhe oficerëve të implikuar në tentativën për grusht shteti, duke premtuar se qeveria do të kryejë një “operacion spastrim” në radhët e ushtrisë, njoftoi Reuters.

Një krye-asistent ushtarak i presidentit Erdogan është në mesin e atyre që janë arrestuar, të dyshuar për përfshirje në komplotin për grusht shteti, raportoi CNN Turk.

Të tjera zhvillime nga grushti i shtetit në Turqi…

Turqia ka lejuar avionët luftarakë amerikanë që të rifillojnë sulmet ajrore në Siri dhe Irak nga baza ajrore e Inçirlikut, njoftoi sot Pentagoni.

“Kemi thënë na jepni prova ne kemi nevojë për dokumentacion të fortë për miratimin e ekstradimit. Ne jemi duke pritur dhe jemi të gatshëm për të vepruar, nëse do të respektohen standardet ligjore”, ka deklaruar John Kerry, Sekretar Shteti i SHBA, pas akuzave nga Turqia për Fetullah Gylenin.

Kreu i bazës ushtarake të Incirlikut, gjenerali Bakir Ercan Van është mes të arrestuarve me akuzën e bashkëfajësisë në grushtin e shtetit në Turqi. E ka pohuar një funksionar turk, i cituar nga Uashington Post.

“Do të bëjmë pastrim brenda të gjithë institucioneve shtetërore, nga virusi Gylen”. Kështu ka deklaruar sot presidenti turk, Erdogan. Ai ka përsëritur akuzat kundër ish imamit, si organizator i grushtit të dështuar të shtetit.

Sekretari i SHBA, Kerry dhe ministri i jashtëm turk, Cavusoglu, kanë zhvilluar një bisedë telefonike në lidhje me procedurat ligjore për kërkesën e ekstradimit për Fetullah Gylenin.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka marrë pjesë sot në funeralet e viktimave të grushtit të dështuar të shtetit. Natën e të premtes, mbi 300 vetë gjatën vdekjen, pas përpjekjes së ushtrisë për të rrëzuar Erdoganin.

Vazhdon reagimi me grusht të hekurt i qeverisë së Erdoganit, në vijim të grushtit të shtetit. Deri tani janë 6000 të ndaluarit, në ushtri dhe gjyqësor, që akuzohen nga autoritetet si bashkëkomplotues. Pritet arrestimi i mijëra gjykatësve. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button