Enciklopedike

I kërkon Mbretëreshës bileta për ndeshjen, merr një përgjigje zhgënjyese

Screen Shot 2015-05-24 at 17.23.55Një tifoz i zjarrtë i Arsenalit iu drejtua i dëshpëruar Mbretëreshës Elizabeth II, pasi nuk po gjente bileta për finalen e Kupës FA në Wembley, për veten dhe për një mikun e tij. Charlie Pearce kërkoi ndihmën e Mbretëreshës, dhe çuditërisht mori një përgjigje nga Buckingham Palace. “I dashur Charlie, Mbretëresha më ka porositur mua që t’ju falënderoj për letrën tuaj”, nis letra që mban firmën e një zyrtari të lartë të Madhërisë së Saj.

Ai e informoi Charlie-n se Mbretëresha nuk ishte në gjendje që të siguronte bileta për atë apo për mikun e tij Leo. “Kam frikë se kjo nuk është një çështje me të cilën Madhëria e saj është në gjendje që t’ju ndihmojnë. Më vjen keq që po ju dërgoj një përgjigje zhgënjyese”, shkruhet në letër.

Leave a Reply

Back to top button