Peter Schneider
Udhëtoj shpesh në Itali, në Londër ose në Paris dhe në SHBA. Kudo, si udhëtar, dëgjoj opinionet dhe vlerësimet e ekonomistëve të kalibrit të Krugmanit, Stiglitzit apo Pikettyt, mbi risqet e një falimenti të Greqisë. Vetëm në Gjermani, ndaj këtyre zërave bie heshtja. As edhe përgjigje mosaprovimi nuk ka: heshtje totale. Kam përshtypjet se rrëfimet e mediave këtej nga anët tona janë krejtësisht të njëanshme. Thirrjet e alarmit të Krugmanit, Stiglitzit, Pikettyt dhe vetë FMN-së, konstatimi i tyre i qartë se Greqia nuk do të jetë kurrë në gjendje të paguajë atë mal borxhesh, këtu tek ne as nuk janë kundërshtuar me opinione të ndryshëm: injorohen dhe kaq…