Bota

I pashmangshmi Donald

Një elektorat i lodhur është duke i kthyer shpinën maskarenjve, për t’i zëvendësuar ata me disa maskarenj të tjerë më pak mbresëlënës

Nga Conrad Black

Screen Shot 2016-04-29 at 09.04.36

Ka shumë të ngjarë që Partia Republikane të propozojë për president, për herë të dytë në historinë e saj, dikë që nuk është zgjedhur kurrë më parë në ndonjë post publik, apo duke qenë një shef kabineti (si Uilliam Taft në vitet 1908 dhe 1912, dhe Herbert Huveri 1928), ose të ketë shërbyer në një pozicion të lartë në luftë (si Xhon Frimont, 1856; Uliks Grant 1868 dhe 1872, dhe Duajt Ajsenhauer, 1952 dhe 1956).

I vetmi precedent është avokati dhe intelektual publik Uendëll Uilki në vitin 1940. Të zgjedhësh një person pa asnjë përvojë në sektorin publik dhe në kohë të tilla të ndërlikuara, është një kthim i rrezikshëm prapa në raport me konceptin e qytetarit-lider. Por, një shumicë e dukshme e votuesve republikanë, ashtu si dhe shumë demokratë, ndjejnë se nuk kanë tjetër zgjidhje.

Vendi po i kthen krahët disa maskarenjve dhe po i zëvendëson ata me disa maskarenj të tjerë më pak mbresëlënës. Populli refuzoi Xhorxh H.W. Bush për Bill Klinton në vitin 1992, me miliarderin gjysmë të krisur Ros Perot që përçau votat e republikanëve, dhe pastaj ia mori Kongresin demokratëve për t’ia dhënë Njut Gingriçit dhe Robert Dollit.

Xhorxh W. Bush dhe Al Gor efektivisht barazuan në zgjedhjet e vitit 2000, por populli ia hoqi nga duart shumicën republikanëve në Kongres dhe ia dha Nensi Pelozit dhe Herri Reidit, ndërsa ngriti Barak Obamën në mesin e një refuzimi të madh ndaj Bushit dhe një euforie mbi një president jo të bardhë, por u zhënjye sërish dhe ia dha shpejt…

[real3dflipbook id=”1100″]

Leave a Reply

Back to top button