Lifestyle

“I quaj persona delikatë ata që e dinë se sa shumë mund të lëndojnë fjalët…”

“Unë i quaj persona “delikatë”. Janë ata persona që u afrohen të tjerëve, pa u kufizuar hapësirën e tyre. Ata që i dëgjojnë të tjerët, pa u bërë asnjë pyetje të vështirë, apo të sikletshme.; që nuk e ndërtojnë çdo diskutim të lidhur vetëm me veten, por e përfshijnë veten në çdo diskutim.

Personat delikatë kërkojnë përherë leje për të hyrë diku, sepse e mendojnë se kush ndodhet pas një dere, mund të jetë akoma duke u marrë me jetën e vet akoma të vështirë. Personat delikatë e dinë se sa shumëmund të lëndojnë fjalët dhe asnjëherë nuk i përdorin kot më kot. Nuk gjykojnë, sepse mundohen t’i kuptojnë arsyet e zgjedhjeve të të tjerëve, në vend që t’i gjykojnë ata. Nuk udhëhiqen nga mëshira, thjesht mundohen të jenë empatikë dhe ta kuptojnë dhimbjen e tjetrit.

Personat delikatë janë mjaft të ndjeshëm dhe mund të duken të dobët, kur në fakt janë tepër të fortë. Sepse të vazhdosh të jesh delikat në një botë që të nxit të bëhesh me zor i fortë dhe i pashpirt, është diçka mjaft kurajoze. Por karakteristika më e bukur e personave delikatë është se të tillë janë me të gjithë, edhe me ata që nuk i njohin, madje mbi të gjitha me personat që nuk i njohin. Kjo është arsyeja pse dallohen menjëherë personat delikatë, sepse mund të të kenë rastisur edhe ty t’i njohësh.

Bëj kujdes kur njeh persona të tillë, sepse ata, më shumë se kushdo tjetër, meritojnë të trajtohen me delikatesë”. – Nicole, “Kontrasti toksik”.

Back to top button
Close
Close