Personazhe

I Urti i Madh, Konfuci

Ndonëse mund të jetë një prej personazheve më me ndikim në historinë e njerëzimit, Konfuci pati shumë pak sukses sa ishte gjallë

Screen Shot 2016-07-08 at 00.18.45

Kur Konfuci ishte në kulmin e pushtetit të tij, në vitin 500 pes, ai hyri në një kurth dinak. Si ministër i shtetit të Lu në Kinën lindore – do të duhej të kalonin shumë vite para se ai të konsiderohej një filozof i madh – Konfuci mori pjesë në një samit për paqen mes Dukëve ndërluftuestë atdheut të tij dhe fqinjëve, të shtetit të Qi-së. Dukët kishin vendosur më në fund që të ulnin shpatat. Ose të paktën, kështu kishin bërë të besonin udhëheqësit e Lu …

Duka i Qi-së kishte të tjerë synime, më pak të nderuara. Ai dhe ministrat e tij kishin reshtuar pas vetes një fis luftarak – Lai – për të rrëmbyer sundimtarin e Lu-së në samit, si dhe ta detyronin atë, që të pranonte kërkesat e tyre. Konfuci, i cili do të vepronte si kreu i ceremonive, ishte shumë i dobët për të zënë rrugën, besonin ata. Një ministër tha se Konfuci “është i njohur me ceremonitë, por nuk ka guxim”.

Asgjë nuk mund të kish qenë më larg të vërtetës. Kur nisën bisedimet, nisi edhe komploti …

[real3dflipbook id=”1230″]

Leave a Reply

Back to top button