Bota

Ibn Arabi / Rëndësia e trashëgimisë dhe vlerave shpirtërore

Duke komentuar zgjedhjen e dijetarit islamik Sufi Ibn Arabi, si “Personaliteti i Vitit” në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Abu Dhabi, Lubna Al-Hashmi thotë: “Zgjedhja e Ibn Arabit ka shumë konotacione simbolike, që lartësojnë anën tjetër të kulturës sonë shpirtërore arabe. Largimi ynë nga toleranca ka arsyet e veta. Në të kaluarën, Islami ka asimiluar kombësi dhe etni të ndryshme, ka përqafuar limitet dhe virtytet e tyre dhe ka forcuar praninë e tyre në komunitetet myslimane, gjë që e bëri kulturën islamike arabe një përzierje të ekuilibruar”.

Al-Hashmi beson se kemi nevojë që t’u presim burimin kulturave që inkurajojnë gjakderdhje. “Ne duhet t’i vëmë fre ideologjisë së errësimit, që ka për qëllim të falsifikojë kulturat historike e juridike islamike arabe, e cila mashtron dhe privon të rinjtë nga njohja e rrënjëve të tyre. Kultura shpirtërore merr një rol qendror në Islam, pasi ajo trajton sjelljen dhe shpirtin. Më e rëndësishmja, ne duhet të lartësojmë themelet intelektuale që përforcojnë parimet humanitare, duke siguruar udhëzimet e duhura dhe të ndriçojmë të rinjtë rreth trashëgimisë së tyre, si edhe vlerave të saj shpirtërore. Ne përballemi me një detyrë të vështirë, edhe pse manipulatorëve u është hequr maska. Përhapja e vlerave të tolerancës është thelbësore për Islamin”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button