Mediat amerikanë kanë filluar të shpërndajnë identitetet e viktimave në shkollën sekondare të qytetit Parkland, në Florida.
Jaime Guttenberg (14 vjeç), Nicholas Dworet (viti i fundit), Martin Duque (14 vjeç), Meadow Pollack (18 vjeç), Cara Loughran, Alaina Petty (14 vjeç), Joaquín Oliver (17 vjeç), Luke Hoyer (15 vjeç), Alyssa Alhadeff (15 vjeç), Gina Montalto (14 vjeç) dhe Carmen Schentrup vdiqën nga një sulm i ish studentit Nicolás Cruz të mërkurën. Të gjithë të rinjtë u vranë në shkollën “Marjory Stoneman Douglas” në Parkland, si dhe mësuesi i atletikës Aaron Feis, 37 vjeç, mësuesi i gjeografisë, Scott Beigel, 35 vjeç dhe drejtori i atletikës Chris Hixon, 49 vjeç. Tri viktima të tjera ende nuk janë identifikuar dhe ka 5 persona që janë plagosur.
Vdekja e Jaime Guttenberg u konfirmua nga familjarët që e prisnin të kthehej nga shkolla bashkë me të vëllain më të vogël që shpëtoi. Ishte vullnetare e një shoqate “The Friendship Initiative”, një projekt, ku ishte shoqe e fëmijëve me nevoja të veçanta. / Bota.al