Personazhet më të ligj, dhe shumë brutalë për librat e historisë
Idi Amin është ai çfarë ne quajmë një politikan. Ai premtoi demokraci dhe ndryshim për popullin e Ugandës por edhe për botën. Në vend që ta kthente Ugandën në tokën e premtuar, ai e shndërroi atë në një tokë të varfër dhe një fushë vrastare. Amin konsiderohet si “diktatori më sadist në shekullin e XX-të”. Ai abuzoi me të drejtat e njeriut, vrau dhe dëboi 80.000 aziatikë nga Uganda, dhe ishte një shtypës politik.
Ai vrau qindra e mijëra njerëz nga populli i tij. Idi Amin do të shfaqte ekzekutimet direkt në televizion dhe torturonte dhe vriste ushtarë, zyrtarë qeveritarë, policë, inxhinierë, mjekë, gazetarë, dhe shumë të tjerë. Metodat e torturës së Amin varionin nga varrosja përsë gjalli, hedhja e njerëzit në ujë për t’u shqyer nga krokodilat, detyronte njerëzit të hanin mishin e tyre, dhe madje gjymtoi një nga gratë e tij nëpërmjet bashkimeve me qepje të gjymtyrëve të saj. Ai e cilësonte veten një kanibal, ndërsa hante mish njeriu dhe pinte gjak. Amin vrau gati gjysmë milioni ugandas./Bota.al