Magazine

Idioti jam unë?

 

Ka njerëz që nuk dinë të pranojnë kritikat, injorojnë nevojat e të tjerëve dhe i konsiderojnë të gjithë kot dhe pak interesantë. Por nuk e kuptojnë se janë vetë ashtu

screen-shot-2016-12-01-at-13-23-17

Eric Schwitzgebel

Një gjë që në mëngjes ka mundësi nuk e bëni kurrë është që të shiheni në pasqyrë dhe ta pyesni: a jam “trap”? Duket një pyetje e arsyeshme. Ka mundësi në botë ka idiotë të vërtetë dhe sigurisht shumë prej tyre kanë një mendim të mirë për veten. Nuk e konsiderojnë veten plehëra, pasi vetëdijësimi nga trapllëku i tyre është mjaft i vështirë. Sipas psikologes Simine Vazire nga Universiety of California, Davis, tentojmë që të kemi një njohje të mirë të tipareve të personalitetit tonë nëse janë neutral, domethënë as negativë, as pozitivë, dhe lehtësisht të vërejtshëm. Për shembull, pothuajse të gjithë e dinë nëse janë llafaznë. Është mjaft e pranushme të jesh, si është të jesh i heshtur dhe gjithsesi shkalla jonë e llafazanerisë është para syve të të gjithëve. Vetëvlerësimi i llafazanerisë zakonisht i korrespondon vlerësimit që na japin të tjerët …

[real3dflipbook id=”1404″]

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close