Dhjetra infermierë kanë protestuar në qendër të Milanos për të kërkuar pagë më të mirë dhe punësimin e më shumë kolegëve, njoftoi agjensia e lajmeve AP.
Infermieret janë quajtur si heronjtë e Italisë gjatë shpërthimit të COVID-19 në vend, por organizatorët e protestës vunë në dukje se infermierët në Itali janë ndër më të keqpaguarit në Evropë.
Kohët e fundit, tre infermierë, përfshirë atë që u rrëzua në një tastierë nga rraskapitja ndërsa kujdeseshin për pacientët e infektuar, ishin ndër ata që u nderuan nga presidenti italian për shërbim të veçantë për kombin.
Të paktën 40 infermierë me virus kanë vdekur në Itali. Vendi raportoi më shumë se 235,000 raste dhe të paktën 34,000 vdekje./bota.al/