Një stuhi e re po godet Karaibet lindore, duke kërcënuar me stuhi të rrezikshme dhe përmbytje, më pak se dy javë pasi rajoni u shkatërrua nga Irma.
Qendra Kombëtare e Uraganëve në Shtetet e Bashkuara (NHC) paralajmëroi se stuhia e re, Maria, mund të bëhet “një stuhi e madhe”.
Territori francez i Guadelopes, zona e koordinimit të operacioneve të ndihmave për disa ishuj të goditur nga Irma, ishte në “alarm të kuq” sot.
Shkollat, bizneset dhe zyrat e qeverisë u urdhëruan të mbyllen.
Paralajmërime u dhanë gjithashtu për Dominikën, St Kittsin, Nevisin, ishullin britanik të Montserratit dhe Martinikën e Francës.
Maria pritet të godasë ishujt në mbrëmje të hënën, ndoshta duke forcuar po aq sa një stuhi e kategorisë 4, me erëra të forta prej së paku 209 km / orë. / Bota.al