Strehim në Europë, riatdhesim dhe qendra regjistrimi: Brukseli përpiqet të marrë masa në ekstrem, për të përballuar emergjencën. Por Europa po duket e pashpresë përballë imigrantëve
Bashkimi Europian po “mbytet” në detin e imigrantëve. Burokratët e Brukselit, po studiojnë një propozim ligjor për një mekanizëm të përhershëm për pritjen e refugjatëve, me ndarjen në kuota, në shkallë europiane, që do të shënonte tejkalimin e rregullave të Dublinit.
Propozimi mendohet të mbërrijë në tryezën e emergjencës, të organizuar për në 14 shtator. Por përplasja është në ajër. Sllovakia dhe Republika Ceke janë duke u përpjekur për të forcuar frontin e “JO”-së, ndaj çdo lloj hipoteze për një sistem kuotash, dhe shohin nga mbledhja e të premtes e grupit të “Vishegrad 4”, me Poloninë dhe Hungarinë, si një rast për të nisur hartimin e një strategjie.
Me nismën e ezullimit të rregullave të Dublinit për refugjatët sirianë, Angela Merkeli është “pararendësja” e rrugës së Jean Claude Junckeri dëshiron të përshkojë, duke mbrojtur, siç e shpjegon zëdhënësja e Komisionit, Natasha Bertaud, “aktin e madh të solidaritetit” të Berlinit, nga ata që ashtu si zëvendëskryeministri magjar, Janos Lazar, i atribuojnë kancelares gjermane përgjegjësinë e “kaosit dhe çrregullimeve që po ndodhin në stacionin Keleti të Budapestit”, si edhe dhjetëra-mijëra klandestinëve që shtyjnë për t’u futur pa u regjistruar në kufij, nën thirrjet “Freedom! Germany”. Nga ana e saj, Merkeli e bën të qartë se rregullat e Dublinit në Europë vlejnë ende. Edhe nëse, në fakt, Gjermania do të refuzojë të kthejë mbrapsht sirianët që vijnë në vend, imigrantët do të duhet të identifikohen në vendin ku hyjnë.
Komisioni i BE bën thirrje për respektim të sistemit të përbashkët ekzistues të strehimit. Dhe e bën me një seri letrash administrative drejtuar kryeqyteteve, “paralajmërimi i fundit përpara hapjes së procedurave të shkeljes, që do us htoheshin 32 të tillave që po ndodhin tashmë. /Bota.al