Andres Iniesta ka zbuluar se ende i duhet të firmosë në kontratën e re me Barcelonën, dhe ka lënë të kuptohet se mendimi i tij për qëndrimin në Katalonjë ka ndryshuar në vitet e fundit. Mesfushori i klasit, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme, shtë produkt i akademisë së famshme La Masia të Katalonjës, të cilës iu bashkua kur ishte 12 vjeç, në prag të një prej periudhave më të suksesshme të klubit.
Por, ndërkohë që një herë e një kohë Barcelona pa mjeshtrin në mesfushë dukej e paimagjinueshme, tashmë 33-vjeçari ka lënë të kuptohet se dëshira e palëkundur për të qëndruar në klub është zbehur në vitet e fundit.
“A ka patur ndonjë mundësi të lija Barcelonën? Në fakt, ende s’kam firmosur kontratën e re”, tha kapiteni për El Pais. “Kam ndjerë shumë gjëra që s’i kisha ndjerë më parë, por mendoj se janë normale. Eshtë një skenar, që tre vjet më parë as e kisha imagjinuar”.
“Le të themi se tani mendoj për të ardhmen, atje ku nuk mendoja më parë”. /Bota.al