Shendeti

Injeksionet e botoksit në ballë mund të ndryshojnë mënyrën se si truri përpunon emocionet

Studimet e fundit kanë zbuluar se injeksionet e botoksit në ballë, mund të ndryshojnë mënyrën se si truri i interpreton dhe përpunon emocionet e njerëzve të tjerë. Kjo mund të nënkuptojë se aftësia e njerëzve për të kuptuar shprehjen e emocioneve, është përkohësisht e dëmtuar për shkak të ndërprerjes së reagimit neuromuskular.

Hipoteza e reagimit të fytyrës, thotë se kur shohim një shprehje të zemëruar ose të lumtur në fytyrën e një personi tjetër, ne përkulim ose kontraktojmë muskujt në fytyrën tonë në mënyrë që të simulojmë shprehjen. Dhe ky është një proces i pavetëdijshëm.

Ndërsa muskujt tanë të fytyrës imitojnë buzëqeshjen apo ngërdheshjen e një personi tjetër, në trurin tonë dërgohen sinjalet që na ndihmojnë t’i interpretojmë ato. Kjo mendohet se ndihmon jo vetëm në aftësinë tonë për të identifikuar gjendjet emocionale të njerëzve të tjerë, por edhe për t’i përjetuar ato vetë.

Besohet se kjo ide ka nisur me Çarls Darvinin. Në librin e tij “Mbi origjinën e emocioneve” ai hodhi hipotezën se shprehja apo shtypja e emocioneve në fytyrën e dikujt, do të ndikonte drejtpërdrejt në përvojën e emocionit të përmendur.

Për disa, kjo ka çuar në idenë se emocionet shprehen në mënyra universale në të gjithë racën njerëzore, megjithëse mbi këtë ka shumë debate. Megjithatë, hipoteza e reagimit të fytyrës sugjeron se ka në fakt një lidhje midis kujtesës së muskujve në fytyrë dhe përpunimit të emocioneve në trurin tonë.

Një ekip studiuesish nga Universiteti i Kalifornisë, analizoi ndikimin e botoksit duke e përdorur këtë lëndë tek 10 femra, nga mosha 33-40 vjeç. Ata ia injektuan grave botoksin për të nxitur një paralizë të përkohshme në muskulin glabellar (që është përgjegjës për vrenjtjen e fytyrës) dhe më pas matën aktivitetin e trurit të tyre ndërsa pjesëmarrëset në studim vëzhgonin në një ekran imazhe të fytyrave emocionale.

Gjatë seancave të skanimit të rezonancës magnetike funksionale (fMRI) një para injeksioneve të tyre dhe një 2 javë pas procedurës pjesëmarrëseve iu treguan foto të fytyrave të gëzuara dhe të trishtuara, së bashku me shprehje neutrale.

Studiuesit zbuluan se pas injektimit të botoksit, aktiviteti në amigdalë, qendra në trurit tonë që është përgjegjëse për përpunimin emocional, tregoi shenja ndryshimi kur shihnim fytyra të lumtura dhe të zemëruara. Po ashtu ata vunë re ndryshime në gyrusin fusiform, pjesë e korteksit të përkohshëm inferior, që ndihmon në njohjen e objekteve dhe fytyrës, kur pjesëmarrësit panë shprehje fytyrash të lumtura.

Rezultatet tregojnë se parandalimi i vrenjtjes së fytyrës përmes injeksioneve me botoks, e pengon mënyrën se si truri i përpunon fytyrat emocionale. Botoksi e paralizon lëvizjen e muskujve, gjë që duket se prish modulimin e aktivitetit midis fytyrës, amigdalës dhe gyrusitfusiform.

Ka pasur edhe më herët studime mbi ndikimet e boktoks në procesin e përpunimit tëemocioneve. Një studim i vitit 2011, zbuloi se njerëzit që morën injeksione botoksi në ballë dhe në zonën rreth syve, përjetuan dëmtime të konsiderueshme në perceptimin e emocioneve, krahasuar me të tjerët që iu nënshtruan vetëm procedurave që nuk ndikonin tek reagimet (si për shembull mbushja e lëkurës, fillers). Një studim tjetër, zbuloi se njerëzve u duhej më shumë kohë për të lexuar fjali që përmbanin një gjuhë emocionale.

Back to top button