Bota

Injoruan historinë! Misioni që shkundi edhe një herë Lindjen e Mesme dhe forcoi terrorizmin

Impakti i ndërhyrjes perëndimore shembi kufijtë e brishtë, që ishin krijuar mbi rrënojat e Perandorisë Osmane, në fund të Luftës së Madhe, në vitin 1918. Vendet e Lindjes së Mesme u shpërbënë. Në fillim Iraku dhe më pas Siria. Ndërkohë Pranvera Arabe futi në krizë regjimet e rais-ëve, që kishin qenë si xhandarë. Ndërhyrja amerikane me mbështetjen britanike prishi ekuilibrat rajonalë. Raporti Chilcot, në dymbëdhjetë vëllimet e tij, nuk është vetëm një aktakuzë e nivelit politik dhe moral, por analiza se si mbërritëm në konfliktin e Lindjes së Mesme sot. Bush Jr. dhe shoku i tij Blair injoruan historinë

Screen Shot 2016-07-07 at 09.45.50

Rezultati i Komisionit britanik nuk ka ardhur me trembëdhjetë vjet vonesë nga lufta e vitit 2003. Konflikti është në vazhdim e sipër. Përleshja e madhe në luginën Tigrit dhe Eufratit është pasoja. Detonatori i asaj që ndodh sot, duke përfshirë terrorizmin, ishte pushtimi i asaj kohe. Situata ishte e gatshme për një shpërthim. Kjo është e vërtetë. Lufta në Afganistan, i pushtuar nga sovjetikët, kishte forcuar xhihadizmin e Al Kaidës, luftëtarëve të të cilës padyshim që u kish dhënë zemër ndihma vendimtare e amerikanëve. Në Luftën e Ftohtë, Islami i shërbeu Shteteve të Bashkuara si një armë kundër BRSS. Dhe konflikti gjatë pjesës më të dekadës së viteve tetëdhjetë, mes Irakut e të Sadam Huseinit, nën një qeverisje me dominim sunit, dhe Iranit shiit të Khomeinit, kishte zgjuar një duel mes dy rrymave të mëdha të Islamit, që tani janë në përplasje të hapur…

[real3dflipbook id=”1228″]

Leave a Reply

Back to top button