Nga Seria: Legjendat “e zeza” të Vatikanit
Për të gjithë është simbol i obskurantizmit të Kishës. Dhe shpesh herë ishte vërtetë. E megjithatë, inkuizicioni (i parashikuar nga Këshilli i Veronës në 1184 dhe i vënë në zbatim nga Innocenzo III diku rreth vitit 1230) kishte në fillim detyrën institucionale që të kthente të krishterët e dyshuar për herezi në shtratin e ortodoksisë, duke i shtyrë drejt pendimit më shumë se sa t’i persekutonte në mënyrë sistematike. Sigurisht, nëse predikimet nuk mjaftonin, atëherë përdoreshin metodat më bindëse të torturës (e autorizuar në vitin 1152 nga papa Innocenzo IV): që megjithatë ishte rregulli edhe në gjykatat civile. Ata që kryenin marrjet në pyetje dhe dënimet e inkuizitorëve ishin zakonisht xhelatë të varur nga krahu laik (mbretër apo zotër lokalë). Edhe famëkeqi Bernardo Gui, inkuizitor në Carcassone (Francë) kundër Katarëve (më pas të asgjësuar në masë nga një kryqëzatë) nga 930 dënime coi drejt vdekjes vetëm 32 vetë. Shumë më tepër ia hidhnin me një pelegrinazh pendimi në Tokën e Shenjtë.
Pastaj duhet bërë dallimi mes Inkuizicionit të shenjtë dhe Inquisicion-it spanjoll. Ky i fundit ishte një organ laik, bekuar në 1478 nga Sisto IV por i kërkuar dhe kontrolluar nga “mbretër katolikë” Ferdinando dhe Isabella që e shndërruan në një instrument represioni politik (që në atë kohë nënkuptonte persekutimin e hebrenjve dhe myslimanëve). Autodafe-të e urdhëruar nga Inkuizitori i madh Tomas de Torquemada nuk ishin megjithatë, sic mendohet sot kur thuhet kjo fjalë, turra drush që purifikonin, por procesioni gjatë të cilëve të dënuarit hiqnin dorë nga mëkatet duke kryer një “akt besimi” në sheshin publik./Bota.al