Inteligjenca emocionale është aftësia për të kontrolluar vetveten dhe emocionet tona, dhe t’i vëmë ato në lidhje me të të tjerëve.
Në tërësinë e vet, bëhet fjalë për aftësitë e nevojshme për të përballuar marrëdhënie dhe komunikime me të tjerët, kur nga të dy palët përfshihen emocione. Nuk është e lindur dhe nuk bën pjesë tek “karakteri”, si beson shumëkush, por mund të ndërtohet dhe të rritet.
Për shembull, njeriu mund të “stërvitet” të njohë emocionet e veta, si i shprej dhe cili është efekti i tyre mbi të tjerët. Apo mund të punohet për mënyrën e të shprehurit të emocioneve të forta si zemërimi, në mënyrë të ndryshme nga e zakonshmja (duke mbajtur të ulët tonin e zërit, apo duke folur me një ritëm të ndryshëm). Në këtë mënyrë, ushtrohet autodisiplina dhe rritet vetëvlerësimi. Një sasi e mirë inteligjence emocionale është e dobishme, si për të bërë të funksionojë marrëdhënia në cift, ashtu edhe marrëdhëniet me miqtë, por edhe për të menaxhuar sa më mirë marrëdhëniet e punës dhe ato sociale në mënyrë të përditshme./www.bota.al