Enciklopedike

Interesante si komunikonte Napoleoni me trupat e tij

Një nga mënyrat me të cilat Napoleoni komunikonte me trupat e tij ishte telegrafi optik, shpikur në vitin 1793 nga Claude Chappe. Ai ishte një kullë në të cilën ishte montuar një shkop vertikal. Shufra mbante një krah të luajtshëm horizontal, i cili në skajet e veta kishte dy krahë më të shkurtër, që ishin gjithashtu të lëvizshme. Duke iu dhënë krahëve një seri pozicionesh të paracaktuara, mund të transmetohej informacion në kod të lexueshëm, në një distancë të madhe, nëpërmjet një teleskopi. Një zinxhir i këtyre lloj stacioneve mund të dërgonte komanda, brenda disa orësh, me qindra kilometra larg. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button