Interi e do Igli Taren për drejtor sportiv, në dispozicion miliona euro për ndërtimin e skuadrës
Informohu me lajmet e fundit në Messenger
Në Itali është lëshuar një bombë e vërtetë në lidhje me ndryshimet që klubi i Interit mund të bëjë në verë.
Sipas cittaceleste.it, grupi Suning, i cili ka pronësinë e Interit, po mendon që të investojë plot 300 milionë euro në afatin kalimtar të verës me qëllim rikthimin e skuadrës sa më shpejt në nivelet më të larta.
Kjo shumë e madhe parash nuk pritet të vendoset në dispozicion të drejtorit sportiv aktual, Piero Ausilio, të cilit i mbaron kontrata në muajin qershor, por mund t’i besohet shqiptarit Igli Tare.
Me propozim të zëvendëspresidentit të klubit, Javier Zanetti, Interi do të tentojë të bindë drejtorin sportiv të Lazios që të vendoset në krye të një projekti tejet ambicioz për vitet e ardhshme.
Puna e mirë e Tares në drejtimin e Lazios gjatë këtyre viteve duket se nuk ka kaluar pa u vënë re nga njëri prej klubeve më të mëdhenj në Evropë, që është gati të besojë të ardhmen ish kapitenit të Kombëtares.