“Terroristët duan të fitojë Marine Le Pen. Por as terroristët, as Le Pen nuk do të fitojnë në fund”. Marek Halter është një nga intelektualët më të mëdhenj francezë sot, dhe ai përgjigjet me një optimizëm të kthjellët, pavarësisht nga një tjetër sulm terrorist i Shtetit Islamik kundër Francës, si dhe tronditjes së një vendi, që goditet edhe një herë në zemër, pas masakrës së Bataclanit. Tre ditë më parë, Halter, filozof hebre dhe shpesh organizator i iniciativave për dialog me Islamin, u intervistua nga televizioni francez Europa 1. Ai tha se ishte i sigurt se do të ndodhte një sulm terrorist, para zgjedhjeve të ardhshme franceze.
Përse ishit kaq i sigurt, Z. Halter?
“Hannah Arendt thoshte: “Për të kuptuar armikun, ju duhet të kuptoni para së gjithash veten”. Kjo fjali më dha çelësin për të kuptuar se çfarë po ndodhte: terroristët duan të fitojnë Marine Le Pen, është e qartë. Udhëheqësja e Frontit Kombëtar është kali i Trojës ideal për ta, për të depërtuar në shoqërinë franceze urrejtjen, intolerancën, racizmin, për të bërë të rritet e djathta ekstreme dhe ekstremizmi në përgjithësi, dhe kështu të bëjë gjithnjë e më shumë të konvertuar. Nesër (sot), Le Pen do të thonë “a jua pata thënë”, do të thotë “e shihni se unë kam qenë dhe mbetem e vetmja që them se terroristët e dyshuar duhet të dëbohen menjëherë”, ashtu si dhe të gjithë myslimanët. Ekstremistët kanë të njëjtat rrënjë dhe ushqehen me njëri-tjetrin”.
Pra, sipas jush, tani Le Pen do të fitojë zgjedhjet?
Jo. Le Pen do të fitojë raundin e parë, si e parashikonin sondazhet, por në balotazh do të bjerë. Sepse brezat e rinj nuk do ta lejojnë, dhe Franca ende nuk është bërë aq raciste sa ta lejojë këtë gjë. Por kujdes, mund të bëhet nëse nuk veprojmë me shpejtësi dhe nuk predikojmë tolerancën, nëse ne të krishterët, hebrenjtë, myslimanët, nuk mbetemi të bashkuar. Rreziku është tek dera. Kjo është arsyeja përse në moshën 81 vjeç vendosa të organizoj një marshim për tolerancë dhe koherencë.
Për se bëhet fjalë?
“Ne do të fillojmë në Berlin në fillim të korrikut, për të kaluar në Molenbeek (Bruksel), Toulouse, Nisë e deri në Paris, më 14 korrik. Do të jemi unë, njëqind imamë myslimanë dhe udhëheqës të tjerë fetarë do të përshkojnë Evropën, në vende ku kanë ndodhur sulme të përgjakshme terroriste për të bërë të gjithë të kuptojnë se muslimanët nuk janë terroristë dhe se, në të njëjtën kohë, shoqëria jonë perëndimore duhet t’i bëjë ata të ndjehen të sigurt. Përndryshe gjithnjë e më shumë të rinj do të bien në duart e terroristëve të Isis. Armiqtë tanë nuk janë budallenj. Ne duhet të jemi më të zgjuar se ata, për t’i luftuar duke kuptuar psikologjinë dhe strategjinë e tyre”.
Pse Shteti Islamik e urren Francën?
“Ne jemi një nga armiqtë kryesorë të ISIS, në mos armiku më i keq, sepse ne jemi një vend laik dhe tolerant, sepse ne jemi të vetmit që kemi laicizmin me ligj, sepse ne i kemi mbyllur xhamitë ekstremiste, dhe pastaj për shkak se ne jemi në luftë me ta në Irak dhe në Siri, për të mos përmendur trupat franceze kundër terroristëve në Mali. ISIS është nazistët e rinj që duan të sakrifikojnë të rinjtë me vdekje. Por nuk do ia dalë”.
Pra ju bini dakord me studiuesin e famshëm të Islamit, Olivier Roy. Po ndodh një islamizim i radikalizimit, jo një radikalizim i Islamit.
“Po. Islami nuk është një fe ekstremiste, por propaganda e ISIS është shumë inteligjende dhe e aftë që të ekstremizojë situatat e vështirësive personale apo sociale, dhe pikërisht në këtë fushë ne duhet t’i mposhtim terrorisët”.
Duket se të paktën njëri prej vrasësve ka ardhur nga Belgjika, ashtu si në rastin e atentateve tragjike të 13 nëntorit 2015.
“Dhe Anis Amri pas atentatit në tregun e Krishtlindjeve në Berlin përshkoi katër vende evropiane… e di, dhe tani Le Pen ndoshta do të dojë të mbyllë edhe kufijtë. Megjithatë brezi im i adhuronte kufijtë e hapura, ishim të gjithë vëllezër, si simfonia e Bethovenit. Sigurisht, sot nuk është më kështu. Por mbyllja e kufijve tani, pas një atentati, nuk do të ishte zgjidhje. Sepse zgjihje nuk ka”. / La Repubblica – Në shqip nga bota.al