Sport

Intervista e Eden Hazard që befasoi botën. U shfaq në studio përmes një holograme

Pas humbjes së Belgjikës kundër Francës në gjysëmfinalen e Botërorit Rusi 2018, futbollisti Eden Hazard befasoi botën kur u bë protagonist i injë interviste pas ndeshjes; u shfaq në një studio televizive pa u larguar nga dhomat e zhveshjes së stadiumit, Krestovski në Shën Petërburg. Si është e mundur që kapiteni i ekipit belg të shfaqej në television pa u larguar nga stadium? Kanali belg “Le Une” përdori një teknologji të paparë ndonjëherë dhe e vendosi Hazardin në një studio televizive bashkë me gazetarët përmes një holograme.

Rezultati ishte i mrekullueshëm. Ylli i Chelsea-it u shfaq i ulur në mes të sallës dhe u përgjigjej pyetjeve sikur të ishte bashkë me spektatorët. E njëjta gjë ndodhi edhe me fitoren e Belgjikës kundër Brazilit. Hazard dha një intervistë që nga stadiumi dhe u shfaq i ulur në sudio kur ende mbante veshur fanelën dhe tutat me të cilat kishte luajtur në ndeshje. Kishte hequr vetëm atletet. Hazardit nuk iu desh të ikte nga dhoma e zhveshjes, duhej vetëm të ulej në një karrige dhe imazhi i tij do të shfaqej në studion e kanalait “Le Une”. Sikur të mos dihej se sapo kishte përfunduar ndeshja Francë – Belgjikë shumë do ta besonin se Hazard ndodhej në Belgjikë. / bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close