Xhobi Uorrik ka botuar një libër me titull “Flamujt e zinj”, që prej të rrallave “biografi” të Shtetit Islamik. Në këtë intervistë ai flet për fundin e Kalifatit, rrezikun që i kanoset sidomos Europës, shkaqet e krijimit të ISIS, si dhe ofron një “recetë” për paqen në Lindjen e Mesme.Që sipas tij, vjen vetëm nëse Iraku e Siria do të ndahen në vija etnike dhe fetare…
“Mosuli do të bjerë ndoshta para fundvitit. Për Raqqan do të duhet m shumë. Po, Kalifati mund të marrë fund shumë shpejt. Prej kohësh i janë bllokuar shumë kanale financimi. Dhe pa “Shtetin Islamik” të mbështetur ekonomikisht, do të ketë më pak para e rekrutime. ISIS do të bëhet shpejt një organizatë terroriste klandestine, si ishte vite më parë me al Zarkavin”. Sepse gjithçka nisi aty, tek ai terrorist jordanez “me zemër të vdekur”: trafikant dhe përdhunues të rinjsh, i indoktrinuar nga i shenjti al Maqdisi në burgub e Al Jafrit, më pas lider i al Kaedës në Irak, frymëzues i Shtetit Islamik gjithmonë në Irak dhe në fund i varrosur prej bombave të SHBA në vitin 2006. Kështu, për të shpjeguar se çfarë është tani ISIS, duhet që t’ia fillojmë pikërisht nga al Zarkavi, gjë që e bën edhe libri “Flamujt e zinj” i Xhobi Uorrik …