Bota

INTERVISTA / “Kjo është zgjedhja që do të ndryshojë gjithë kontinentin”

 

Screen Shot 2016-03-21 at 10.31.47“Në politikën e jashtme, Barak Obama do të mbahet mend për marëveshjen bërthamore që i dha fund izolimit të Iranit, për marrëveshjet e tregtisë së lirë në Paqësor, dhe për normalizimin me Kubën, por ky kapitull i fundit, ndonëse i treti për nga rëndësia, mund të jetë më pozitivi për Shtetet e Bashkuara dhe për të gjithë kontinentin amerikan. Ajo e nisur në Havanë nuk është vetëm një vizitë ripaqësimi: është kapërcimi i një frakture historike, dhe fillimi i një modernizimi të Kubës, që besoj se do të jetë shumë i shpejtë”.

Nuk ndodh shpesh që të dëgjosh nga politologu Ian Bremmer elozhe për politikën e jashtme të Shtëpisë së Bardhë. Themeluesi i Eurasia dhe teoricien i botës “G-zero”, një botë e cila nuk ka më asnjë në timon pas tërheqjes së Amerikës nga roli i xhandarit të planetit, është i bindur që, duke u hapur me Kubën, Obama ka bërë gjënë e duhur, dhe kjo jo vetëm për shkak të avantazheve ekonomikë që do i vijnë në të ardhmen Shteteve të Bashkuara.

Një herë e një kohë ekzistonte frika e përhapjes së “infeksionit komunist” nga Havana, përmes Amerikës së Jugut. Lufta e Ftohtë tashmë ka kohë që ka përfunduar. Tashmë frika është ajo e lëshimeve të një Kube të varfëruar? E një destabilizimi, që mund të transmetohet edhe në shtete të tjerë amerikano latinë?

Ndërkohë që marrëveshjet me Iranin dhe me Kinën dhe ato tregtare kanë ndeshur në kundërshtime të forta në Amerikë, në lidhje me hapjen e Kubës konsensusi është shumë më i gjerë: Amerika ka ecur përpara. Përveç Marko Rubios dhe disa pak të tjerëve, është një bindje e përhapur që ndoshta është koha të mbyllen mosmarrëveshjet me regjimin kastrist. Embargoja është tashmë anakronike. Obama ka shkuar me të gjithë familjen, sipërmarrësit…

[real3dflipbook id=”1027″]

Leave a Reply

Back to top button