MagazineShkence

INTERVISTA / “Koha nuk ekziston! Koha është injoranca jonë!” Reflektimet e një shkencëtari

Fizika është si artet, sepse arti ka aftësinë për të hapur sytë për një këndvështrim të ndryshëm mbi botën. Kur dëgjoni Shekspirin, kur lexoni Dostojevskin, atëherë këndvështrimi juaj mbi njerëzimin ndryshon. Fizika bën të njëjtën gjë…

Në thelb, koha nuk ekziston. Koha ekziston për ne. Lart e poshtë ekziston për ne, por nuk ka lart e poshtë në univers. Ideja se koha nuk është pjesë integrale e strukturës së realitetit nuk është diçka me të cilën të gjithë bien dakord, por shumë njerëz janë duke punuar mbi këtë. Kjo mund të jetë e vërtetë, dhe kjo do të thotë se universi është diçka shumë e ndryshme nga ajo që ne mendojmë…

Screen Shot 2016-06-25 at 13.36.11

Kohët e fundit, ka pasur interes të madh publik në një gamë përparimesh shkencore, nga Higgs boson-i, tek valëve gravitacionale. Si ka mundësi që, ide të tilla të vështira, kanë depërtuar kaq thellë?

Këto gjëra gjejnë jehonë, sepse ato janë në zemër të njohurive tona. Këto nuk janë hollësira; këto janë përbërësit e çdo gjëje që ne shohim, dhe zbulimin i më shumë prej këtyre përbërësve do të thotë që, ne mund të ndryshojmë tablonë tonë themelore të realitetit. Është si atëherë, kur njerëzit mësuan se Toka është e rrumbullakët, dhe se të gjitha qeniet njerëzore janë në fakt pjesë e së njëjtës familje. Shkenca ka një mënyrë për zbërthimin e mistereve, dhe pas kësaj …

[real3dflipbook id=”1204″]

Leave a Reply

Back to top button