Sport

Intervista / Mino Raiola në 360 gradë: Unë “lëviz” ëndrrat

 

Rrikthimi i Ibrës në Milano, e ardhmja e Pogbasë, vitet me Zemanin dhe Çeki Gorin. Dhe atëherë kur deshte të blinte Romën, por me kushtin për të larguar Totin. Prapa marrëveshjeve më të rëndësishme në merkaton e futbollit, gjendet gjithmonë Mino Raiola.

Screen Shot 2016-05-21 at 08.58.28

Mino Raiola njeh 8 gjuhë “dhe nuk flet mirë asnjërën prej tyre”. Thotë “guarizione” (shërim) në vend të “guarizione” dhe e transformon termin “e pabesueshme” në “pabesueshmëri”. Ka hundën e Siranos dhe barkun i Sanço Pançës (“Beteja ime e ardhshme është dieta”), por nuk është ndier asnjëherë i përunjur: “Nëse dikush më urdhëron të bëj diçka, unë bëj në parim të kundërtën, dhe kështu dëshmoj që jam i lire”.

Mino Raiola, agjent, njeri i sjelljeve shpeshherë të vrazhda dhe me një tru të shpejtë, është milioner. Dhe milionerë janë klientët e tij – Ibrahimoviç, Pogba, Baloteli, Donaruma – që trazojnë llogaritë dhe dëshirat e presidentëve aktualë të klubeve të futbollit. ”Unë i pyes lojtarët: A do të bëhesh më i paguari apo më i miri?” Nëse përgjigjen “më i mirëpaguari” i tregoj derën.

Piktori që pikturon një tabllo për para dhe jo për pasion, nuk do të arrijë ta shesë atë. Paratë janë është shumë të rëndësishme, por nëse shkoni pas tyre ato nuk do të vijnë kurrë tek ju, dhe me kalimin e kohës e kupton se është përherë dikush dikush më i pasur se ju”. Montekarlo. Mbi port shkëlqen një diell i ftohtë. Raiola ilustron peisazhin: “Deri në atë pikë është Franca, Monako fillon përtej murit”.

Ju banoni këtu…

Jam përherë vërdallë, në Monako jetojnë prindërit e mi dhe bashkëshortja. Ta bindja ishte e vështirë. Për vite të tëra më ka torturuar me Foxhian, qytetin e saj: “Parajsa, vendi më i bukur në botë”. Unë jam injorant, dhe 25 vjet më parë nuk e dija se ku binte Foxhia. Atje çova dikur Brajan Roin nga Ajaksi. E pa veten të stërvitej në një parking: Ku me keni sjellë kështu? Më pas ndryshoi mendje. E adhuronin, dhe i dedikonin këngë: Ne kemi një engjëll biond /tashmë është bërë i zi /do të shënojë shpejt për ne / quhet Brajan Roi. Në Foxhia jetova një vit. Me gjeniun Kazilo dhe Zemanin u bëmë miq. Pinim duhan, bënim shaka: “Zdenek, t’i nuk merr vesh nga futbolli”.

Ziheshit ndonjëherë?

Kampionati u ndërpre për shkak të ndeshjeve të kombëtares, u nisen të gjithë edhe unë bashkë me ta. Qëndroj dy ditë në Angri dhe pastaj kthehem tek Zeman: “Përshëndetje trajner, si jeni?”. Heshtje. I ofroj një cigare. Ai është shumë i ngrysur e megjithatë e pranon, por nuk më thotë asgjë: “Oh, çfarë dreqin ke?”. “Ku ke qenë? Nëse largohesh nga Foxhia duhet të më lajmërosh, a nuk i njeh Dhjetë Urdhëresat?”. “Mos keni pirë gjë mbrëmë, trajner? Unë nuk jam lojtar futbolli dhe ju nuk jeni Zoti, bëj atë që unë dua”. “Ose je pjesë e grupit dhe ndiq rregullat, ose largohuni”- tha ai. U mendova. Ai kishte të drejtë. I kërkova ndjesë. E kam dashur vërtet.

A jeni ende miq?

Kemi kohë që nuk takohemi. Vite më parë, me një goditje të çmendur në merkato…

[real3dflipbook id=”1136″]

Leave a Reply

Back to top button