Multikulturalizmi është një sirenë e rrezikshme. Evropa duhet të ruajë me forcë vlerën e laicitetit, dhe të fokusohet tek asimilimi i të huajve, në të kundërt do të përballet me një revoltë masive. Kështu shprehet sociologu dhe antropologu i njohur francez Mark Ozhe, gjatë qëndrimit në Itali në kuadër të provovimit të librit “Fubolli si një fenomen fetar”. Teza e tij, përtej ofrimit të një çelësi për të lexuar ndryshe kampionatin e afërt evropian të futbollit, mund të kthehet kokëposhtë pa humbur lidhje me realitetin:feja si një fenomen futbollistik, politika si një lloj tifoje, mes fanatizmit dhe ritualeve.
Çfarë ka ndryshe sot Franca, në dallim nga botërori i futbollit në vitin 1998?
Isha i pranishëm në ndeshjen finale kundër Brazilit, një kujtim i mrrekullueshëm, ripërjetova emocionet e fëmijërisë kur bëja tifo për kombëtaren e Rajmond Kopa dhe Leon Glovacki përpara dhe Rozhe Marshe nga pas, të cilit i kishin vënë nofkën “derri i egër i Ardeneve”. Por sot spektakli ka ndryshuar, janë shumë para në lojë. Faza ku këndohej ”i zi, i bardhë dhe arab” (Black, Blanc, Beurs, në frëngjisht) është zhdukur, së bashku me ëndrrën multietnike.
Për shkak edhe të atentateve të Parisit?
Terroristët dëshën të godisnin stilin parizian të jetës, vendet e argëtimit, takimeve, shkëmbimeve. Pati një reagim tejet të egër. Por nëse mendohet për protestat e fundit mbi reformën në tregun e punës, mund të thuhet se jemi duke u rikthyer në normalitet.
Çfarë ideje keni krijuar mbi terroristët?
Siç ka vënë në dukje Zhill Kepel, prapa qëndrojnë strategët dhe ideologët; por për aksionet përdorin banditë që i përkasin grupimeve kriminale, djem të varfër që kanë dështuar në jetë. Nuk kanë asgjë të përbashkët me piloted, që përplasën avionët e rrëmbyer tek Kullat Binjake.
Nga Parisi në Bruksel, duke kaluar nëpër Molenbek. A ka lagje periferike më të rrezikshme se të tjerat?
Ekzistojnë shumë zona të depërtueshme nga infiltrimet terroriste, dhe shumë pika për të goditur. Por kjo nuk është një çështje gjeografike, pasi koncepti i periferive presupozon ekzistencën e një qendre që në fakt ekziston kryesisht për turistët. Periferitë dhe qendrat, janë koncepte të lëvizshme. Problemi është shoqëror, politik dhe ka të bëjë me policitë, të cilat duhet të përmirësojnë koordinimin mes tyre në nivel evropian.
Pra problemi qëndron vetëm tek policia?
Në nivelin teknik, terrorizmi luftohet me forca ushtarake dhe polici. Pastaj duhet të vazhdohet me politikën e mikëpritjes së refugjatëve, me menaxhimin e këtij procesi në mënyrë që këta të fundit të asimilohen. Nëse Evropa nuk lëviz në mënyrë të qartë dhe me bujari, rrezikon që pas 15 vitesh të përballet me zemërimin e një brezi të lindur dhe të rritur në përjashtimin social.
Megjithatë nuk duhet të mashtrohemi nga sirenat e multikulturalizmit. Termi “kulturë” është i rrezikshëm, dhe me të është e mundur të thuhet çdo gjë që dëshirohet. Dhe në emër të pluralizmit është e lehtë të tolerohet vendosja e një ideologjie tërësore dhe totalitare.
A është islami një problem për Evropën?
Problemi nuk është Islami, por apeli e tij universal për të imponuar një moral individual. Për t’u integruar në Evropë, ata që besojnë tek Muhamedi duhet të heqin dorë nga ky universalizëm, ashtu sikurse vepruan të krishterët në të kaluarën, nën presionin e proceseve politike demokratike, shekullarizmi kundër prozelitizmit.
Mjerisht, diskursi mediatik dhe politik sot shkon në një drejtim tjetër. Në Francë shumë njerëz e shpallin indiferencën në rrafshin fetar, edhe pse ndoshta statistikisht i përkasin një besimi të caktuar, përfshirë edhe Islamin. Megjithatë, është rritur prirja për t’i dhënë rëndësi identitetit fetar, duke e përshkruar për shembull kryebashkiakun e ri të Londrës, Sadik Khan më shumë si “mysliman” sesa “laburist”.
Ndër të tjera ai ka marrë një fetva nga radikalët myslimanë, çka flet sërish për rrezikun e islamit të moderuar për ekstremistët. Në rrezikojmë të përfundojmë si Indonezia, e cila shfaqet tolerante, për shkak se të gjitha fetë janë të lejuara, por secili është i detyruar të zgjedhë njërën prej tyre. Ky nuk është shekullarizëm, që është një vlerë e panegociueshme.
A ekzistojnë vlera të tjera jo të negociueshme?
Nuk mund të bëhet vetë drejtësi.
Besoni se Franca do t’i nënshtrohet Islamit, sikurse ka shkruar Mishel Ulebek në romanin e tij të fundit?
Ai i “Nënshtrimit” është një makth i besueshëm, por unë dua të besoj në fuqinë e mendimit laik dhe demokratik në Francë dhe Evropë. / Ne shqip nga www.bota.al