Bota

Intervista / “Nuk duam një lufte të re të ftohtë me Rusinë”

Screen Shot 2016-06-10 at 13.33.15

Nga Konstantin von Hammerstein dhe Peter Müller

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, flet në një intervistë për “Spiegel” në lidhje me reagimin e aleancës ndaj agresionit rus, rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga ana e shteteve anëtare, dhe nëse Turqia ndan ende të njëjtat vlera me organizatën.

Tre ish-gjeneralë të rangut të lartë të NATO-s, e kanë kritikuar ashpër politikën e aleancës ndaj Rusisë. Ata shprehen se NATO ka “ka vepruar shumë shpesh si një zot shtëpie, që aktivizon sistemin e alarmit pasi janë larguar hajdutët”. Cili është reagimi juaj?

NATO është aleanca më e suksesshme në histori. Deri më tani, kemi penguar luftën përmes kombinimit të mbrojtjes të fortë dhe parandalimit. Tashmë e kemi pozicionuar veten, për të adresuar sfidën e paraqitur nga një Rusi gjithnjë e më të sigurtë në vetvete. Kemi rritur praninë tonë në pjesën lindore të aleancës, në një shkallë më të madhe se çdo kohë që nga Lufta e Ftohtë, dhe dërguar kësisoj një mesazh të fortë për kundërshtarët e mundshëm.

Manovrat janë një gjë, por realiteti shpesh është krejt tjetër. Kryeministri estonez Taavi Roivas ka kërkuar që trupat e NATO-s të vendosen në mënyrë të përhershme në vendin e tij…

Ne kemi zhvilluar plane të detajuara, duke kombinuar disa elemente për mbrojtjen e partnerëve tanë të Evropës Lindore. Në samitin e NATO-s në fillim të korrikut në Varshavë, do të vendosim se si të mbrojmë vetën në mënyrë të besueshme në të ardhmen. Stafi ynë i planifikimit ka propozuar dërgimin e njësive në vende të ndryshme në pjesën lindore të aleancës, që mund të përforcohen me shpejtësi në rast emergjence. Ne do të përmirësojmë infrastrukturën dhe pozitën tonë materiale, si dhe përforcimet në rajon. Kemi hapur tashmë 8 seli të vogla në pjesën lindore të zonës aleancës, dhe forca e reagimit të shpejtë të NATO-s është 3-fishuar në madhësi, në 40.000 trupa.

NATO ka qenë e kujdesshme në lidhje me dërgimin e më shumë trupave në shtetet lindore anëtare, për shkak se dëshiron të mbetet në përputhje me Aktin Themelues NATO-Rusi mbi Marrëdhëniet Reciproke. Kur është nënshkruar kjo marrëveshje, NATO kërkoi të krijonte një bazë të re për marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit. A do të jetë kjo marrëveshje përgjithmonë e shenjtë?

Ne veprojmë në përputhje me detyrimet tona ndërkombëtare, dhe me Aktin Themelues NATO-Rusi. Prania jonë e fortë në lindje në formën e trupave të stacionuara, e kombinuar me aftësinë për të sjellë përforcime në rastin e një incidenti të rëndë, është një përzierje e ekuilibruar dhe në përputhje me këshillën e planifikuesit tonë ushtarak. Ne mund të vendosim ushtarë të NATO-s nga Gjermania, Spanja apo Norvegjia në të gjithë botën me një njoftim shumë të shkurtër, duke përfshirë vendet baltike. Dhe mos harroni një gjë:S’ jemi më në Luftën e Ftohtë. Asokohe kishte qindra e mijëra ushtarë të vendosur në mënyrë të përhershme në kufijtë e NATO-s. Sot, faktori vendimtar është dislokimi i shpejtë.

Nëse e kuptuam saktë: Akti Themelues NATO-Rusi nuk do të preket?

Ai specifikon se nuk do të ketë stacionim të forcave të konsiderueshme luftarake në zonat lindore të aleancës. Në çdo aspekt planet tona janë nën këtë prag, pa marrë parasysh se si dikush e interpreton këtë marrëveshje.

Po nëse ndryshon gjendja e sigurisë?

Si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, ekziston një kufi për numrin e pyetjeve hipotetike që mund t’u përgjigjem. Çdo gjë tjetër krijon konfuzion. Përgjigja jonë ndaj situatës së re të sigurisë, e shkaktuar nga një Rusi më agresive, është mbrojtëse dhe proporcionale. Ne e kemi bërë të qartë se s’duam asnjë konfrontim. Nuk duam një Luftë të rë te Ftohtë. Jemi duke punuar për të krijuar një marrëdhënie më konstruktive me Moskën.

Dhe si synoni ta arrini një gjë të tillë?

Duke vazhduar të kërkojmë dialog me Rusinë, dhe të përpiqemi për më shumë transparencë dhe parashikueshmëri. Rreziku i ndodhjes së një incidenti, është rritur me rritjen e pranisë ushtarake ruse në kufijtë tanë. Merrni për shembull, rastin e avionit luftarak rus që u qëllua në kufirin turk, apo manovrat e rrezikshme të fluturimit nga aeroplanët rusë mbi detin Baltik. Ne duhet të përpiqemi t’i parandalojmë këto lloje incidentesh nëse është e mundur, dhe kur ato të ndodhin, të sigurohemi që situata të mos dalë jashtë kontrollit.

Aleanca përballet me sfidën e të paturit e 28 shtete anëtare që duhet të bien dakord. Në Rusi, vendimet i merr vetëm një person: Vladimir Putin.

Kur është e nevojshme, edhe ne mund të marrim vendime shumë të shpejta. Mendoni për misionin tonë në Egje, i cili u mbështet shumë nga gjermanët. Ne e morëm vendimin në pak ditë, dhe anijet tona u ndodhën atje brenda 48 orëve. Përbën një forcë dhe jo dobësi, fakti që NATO është një aleancë e 28 shoqërive të hapura, transparente dhe demokratike. Historia tregon se demokracitë kanë farkëtuar aleancën më të fortë ushtarake që ka ekzistuar ndonjëherë.

Për vite të tëra, vendet anëtare të NATO-s janë zotuar në mënyrë të përsëritur të investojnë 2 përqind të PBB-së së tyre në buxhetet e mbrojtjes. Por ato nuk po e mbajnë këtë premtim…

Edhe në këtë aspekt po shohim një ndryshim. Vitin e kaluar, prirja e pakësimit të shpenzimeve të mbrojtjes, u ndërpre pas shumë vitesh. Parashikimet për vitin 2016, dëshmojnë se edhe një herë do të shohim rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në mesin e aleatëve evropianë të NATO-s për herë të parë. Situata është ende e përzier, por gjërat po përmirësohen.

Ju keni theksuar disa herë se NATO është një aleancë e 28 demokracive. Një shtet i rëndësishëm anëtar është Turqia. A përputhet ajo me një demokraci normale?

NATO-ja është e bazuar tek vlerat e përbashkëta. Demokracia, liritë civile individuale dhe sundimi i ligjit. Në publik dhe në takimet me aleatët, kam theksuar në mënyrë të përsëritur se sa të rëndësishme janë këto vlera të përbashkëta. Ato janë baza e unitetit tonë, dhe uniteti është baza më e rëndësishme për forcën tonë.

A po i plotëson këto standarte regjimi i Erdoganit në Turqi?

Këto vlera janë themelore për NATO-n, dhe janë gjithashtu shumë të rëndësishme për mua. Dhe në takimet e ndryshme me aleatët, unë ia kam përsëritur vazhdimisht këtë.

Kjo është një përgjigje shumë diplomatike….

(Qesh) Në pozicionin tim, edhe unë e shoh veten si një diplomat.

Ndërhyrja e Rusisë në Siri e zuri qartazi Perëndimin në befasi. A i nënvlerësoi NATO aftësitë ushtarake të Moskës?

Ne jemi duke jetuar në një botë që është bërë me e pasigurtë, dhe në të cilën zhvillimet janë të vështira për t’u parashikuar. Në një botë të tillë, duhet të jemi të përgatitur për të paparashikueshmen. Askush nuk parashikoi rënien e Murit të Berlinit apo Pranverës Arabe.

Çfarë do të thotë kjo për NATO-n?

Që kemi nevojë për aftësi të reja. Rritjen e forcave tona të armatosura, më shumë aftësi zbulimi, më tepër mbikqyrje. Ne së shpejti do të stacionojnë një sistem të ri mbikëqyrje me anë të dronëve në Siçili.

Me qëllim monitorimin e fluksit të refugjatëve nga Libia?

Kjo varet se nga ajo se ku do të jenë të nevojshëm dronët. Kur është fjala për Libinë:Ne i kemi ofruar ndihmë qeverisë së re nëse e dëshiron atë. Kam folur me kryeministrin e Libisë. Ai dëshiron të dërgojë një ekip ekspertësh në Bruksel, dhe pastaj do të shohim si mund të ndihmohet ky vend.

A është kjo linja e re e NATO-s? Jo më dislokim të forcave të veta, por vetëm ndihma për vendet e tjera?

Ne duhet të jemi ndërkaq në pozitën për t’i patur trupat në dispozicion në të ardhmen, siç bëmë në Ballkan dhe Afganistan. Por në të njëjtën kohë, fokusi do jetë gjithnjë e me shumë në vënien e trupave lokale në pozitën për të siguruar stabilitet në vendet e tyre. Ne jemi duke punuar së bashku me Irakun për të trajnuar trupat irakiane në luftën kundër terrorit. Në Afganistan kemi përfunduar dislokimin tonë luftarak pas 12 vitesh, por kemi ende 12.000 ushtarë të NATO-s të stacionuar atje. Tani jemi të ngarkuar për të ndihmuar afganët të garantojnë sigurinë e tyre. Në një periudhë afatgjatë, kjo bën më shumë kuptim.

Marrë me shkurtime nga “Der Spiegel” – Në shqip nga www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button