Bota

INTERVISTA / “Pas dhjetë vitesh, Bashkimi Europian mund të mos jetë më”

Screen Shot 2015-12-08 at 17.02.11

Përpara zyrës së presidentit të Parlamentit Europian, Martin Schulz, ka vajtje-ardhje të ethshme. i na pret personalisht dhe na prin drejt zyrës së tij, prej ku mund të shohësh të gjithë Brukselin.

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, ka paralajmëruar kohët e fundit mbi rrezikun e shkatërrimit të Bashkimit Europian. A po ekzagjeron?

Janë në veprim forca që duan të na ndajnë. Duhet ta ndalim, pasi pasojat do të ishin dramatike. Bashkimi Europian është në rrezik: nuk e dimë nëse pas dhjetë vitesh, BE do të vazhdojë të ekzistojë. Nëse duam ta shmangim, duhet të luftojmë fort.

Eshtë e mundur të shkatërrohet Bashkimi Europian?

Një regres është i mundshëm, natyrisht. Por alternativa është një Europë e nacionalizmave, e kufijve dhe e mureve. Do të ishte shkatërrimtare, duke qenë se, në të kaluarën, një Europë e tillë ka shkaktuar katastrofa.

A duhet një angazhim më i madh për të ruajtur Unionin?

Sigurisht. Por shumë qeveri në fillim bien dakord për dorëzimin e sovranitetit tek BE, e më pas ankohen për ndërhyrje të papranueshme në sovranitetin kombëtar dhe bllokojnë veprime të përbashkëta. Janë të njëjtët që kritikojnë BE-në se përse nuk di të zgjidhë problemet që ndeshim.

Cfarë doni të thoni konkretisht?

Aktualisht nuk është Bashkimi Europian që po shfaq dobësitë e tij, por janë shtetet që dështojnë. Kur ndonjë ministër deklaron se vendi i tij do të mbrojë vetë kufijtë e tij, harron që në disa raste këta janë edhe kufij të BE-së. Rikthimi i shumë qeverive tek paradigma nacionale është fatale. Asnjë shtet i vetëm nuk mund të përballojë sfida si migrimet, ndryshimet e klimës, terrorizmin, tregtinë, apo krimin ndërkombëtar.

Ndërkohë që Gjermania diskuton me shtatë shtete të tjerë, pritjen e 400 mijë refugjatëve nga Turqia, të tjerë duket se duan të shmangen. Hungaria dhe Sllovakia kanë protestuar madje kundër shpërndarjes së vendosur tashmë.

Fatkeqësisht, ndonjë shtet tërhiqet nga përgjegjësitë e tij dhe i bën apel, me sukses, solidaritetit kur bëhet fjalë për të kërkuar ndonjë gjë për vete, por sprapset kur i takon atij të bëjë pjesën e vet. Të mos harrojmë se shtetet që mbajnë peshën më të madhe të krizës së refugjatëve, janë të njëjtët që kontribuojnë më shumë edhe në buxhetin e BE-së. Kur, vitin e ardhshëm, do të nisë rishikimi i kuadrit financiar shumëvjecar, do të përballemi me një diskutim intensiv mbi prioritetet e BE-së.

Janë të shumtë ata që i kërkojnë kancelares Merkel një sinjal mbi vendosjen e një kufiri maksimal të pritjes së refugjatëve. Ju e kuptoni?

Një diskutim mbi kufijtë maksimalë të refugjatëve nuk na shpie larg. Cfarë ndodh, nëse fiksohet që do të priten një milionë njerëz, dhe pastaj vjen një fëmijë, që është i njëmilion e një-ti? E kthejmë mbrapsht dhe i themi: “Na vjen keq, kemi pritur një milionë tashmë, fatkeqësisht duhet të largohesh, edhe pse je në rrezik për jetën”? Eshtë e qartë që duhet të mbrojmë më mirë kufijtë e Bashkimit Europian, është një detyrë e përbashkët. Ajo që nuk vlen është ngritja e mureve apo barrierave me tela me gjemba brenda Europës. Kjo i dëmton të gjithë, dhe është  ekotë.

Pse?

Personat që ikin nga i ashtuquajturi Shteti Islamik apo nga bombat e Assadit ikin për të shpëtuar kokën.

Por nuk mund të lejojmë këdo që të hyjë në Europë.

E drejtë. Pjesa më e madhe e refugjatëve që po vijnë nuk janë familje siriane nga Aleppo, por të rinj nga Afganistani. Mund të kuptoj arsyet e largimit të tyre. Por procedurat për personat që vijnë nga këta shtete duhet të përshpejtohen, dhe në të njëjtën kohë, duhet të kryhen edhe riatdhesimet e nevojshme.

Gjermania duhet të bëjë më shumë në nivel financiar për të luftuar shkaqet e eksodit?

Të gjithë shtetet anëtarë të BE duhet të bëjnë më shumë. Këtu fatkeqësisht riprodhohen të njëjtat skema: organizohen takime, përshtaten zgjidhje, premtohen para dhe në fund askush nuk i respekton këto angazhime, apo nuk hedh para. Eshtë një spektakël i padenjë, që duhet të marrë fund sa më parë. Në vitin 2016, kontribuesit e shteteve anëtare për BE do të arrijnë 9.4 miliardë Euro. Do të thotë që paratë janë. Dhe cfarë bëjnë shtetet anëtare? Në vend që të japin një pjesë për ndihmë për refugjatët në vendet pranë Sirisë, i përfshijnë në buxhetet kombëtare. Kështu nuk mund të vazhdojë.

Die Welt – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button