Bota

Intervista / Xhovani Sartori: Perëndimi në kaos, prej iluzionit të integrimit…

sartori

Nga Luigi Mascheroni

Politilogu i njohur italian Xhovani Sartori, aktualisht 92-vjeç, konsiderohet si një nga ekspertët kryesorë në shkencat politike në nivel ndërkombëtar, dhe ka qenë prej vitesh një vëzhgues i mprehtë i çështjeve kryesore aktuale: emigracioni, islami, Evropa. Sartori kritikon të majtën, që sipas tij nuk ka guximin të përballet me këto probleme.

Profesor mbi këto 3 fjalë luhet e ardhmja jonë…

Mbi këto fjalë thuhen shumë idiotësira.

Mbi këto fjalë në Francë, intelektualët e krahut të majtë tanimë kanë filluar të flasin si të djathtë. Ata thonë se multikulturalizmi ka dështuar, se flukset emigratore nga vendet myslimane nuk janë të qëndrueshme, dhe se Islami nuk mund të integrohet me Evropën demokratike…

Këto janë gjëra që unë i kam thënë prej dekadash.

Dhe ju flisni si e djathta?

Nuk shqetësohem aspak për të majtën apo të djathtën, për mua ka rëndësi mirëkuptimi. Flas nga përvoja e gjërave, sepse i kam studiuar këto çështje për shumë vjet, dhe përpiqem të kuptoj mekanizmat politike, etikë dhe ekonomike që rregullojnë marrëdhëniet mes Islamit dhe Evropës, për të propozuar zgjidhje dhe dalë nga katastrofa ku jemi futur…

[real3dflipbook id=”853″]

Leave a Reply

Back to top button