Bota

Irani akuzon: SHBA po kërkon të na përmbysë

Një zyrtar iranian e ka quajtur emërimin e dy ndjekësve të vijës së ashpër në administratën Trump, si provë që SHBA po planifikon ta përmbysë regjimin në Teheran.

Emërimi i John Bolton si këshilltar për sigurinë kombëtare ishte i turpshëm, media iraniane citoi një zyrtar të dielën, duke cituar përfshirjen e tij me një grup opozite që dikur konsiderohej organizatë “terroriste”.

Boltoni mbron ndryshimin e regjimit në Iran dhe është kundër marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

Hossein Naghavi Hosseini, zëdhënës i komitetit parlamentar të sigurisë kombëtare dhe politikën e jashtme, tha për agjencinë ISNA se emërimi i Boltonit – si dhe ai i ish kreut të CIA-s Mike Pompeo, si Sekretar Shteti – “vërteton se qëllimi final i SHBA është që të përmbysë Republikën Islamike të Iranit”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button