Irani bëri thirrje për solidaritet global kundër pandemisë, por tha që sanksionet e njëanshme janë “çnjerëzore” dhe që shkaktojnë “vuajtje dhe dhimbje të panevojshme” për popullsinë.
“SH.B.A. duhet të mbajë përgjegjësi për sanksionet e saj të njëanshme intensifikuese kundër Iranit dhe kombeve të tjera të prekura,” tha Saeed Namaki, ministri i shëndetit në Iran, në një fjalim para asamblesë vjetore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që po mbahet në internet.
Alex Azar, Sekretari amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, iu drejtua forumit dy-ditor, por nuk iu përgjigj akuzave të Iranit./bota.al/