Referendumi për vetëvendosje zhvilluar dje në Kurdistanin irakian rrezikon të zhysë Lindjen e Mesme në koas politik, theksoi sot një zyrtar i lartë iranian.“Rezultati i kësaj manovre, referendumit, do të jetë kaosi politik në rajon”, theksoi Ali Akbar Velayati, këshilltari kryesor i liderit suprem të Republikës islamike për çështjet e jashtme i ajatollahut Ali Khamenei.
Velayati akuzoi SHBA-në dhe Britaninë e Madhe se kishte punuar në fshehtësi në mbështetje të referendumit, pavarësisht faktit që Uashingtoni dhe Londra kanë shprehur kundërshtimin e tyre për këtë referendum.
Këshilltari i liderit suprem akuzoi gjithashtu Izraelin, i padëshiruari i Iranit, dhe vendi i vetëm i rajonit që shpreh publikisht mbështetjen për referendumin, se kishte punuar në favor të tij.
Fqinji i Irakut, Irani, që numëron një minoritet të rëndësishëm kurd shprehu hapur kundërshtimin për zhvillimin e referendumit.
Para votimit, Teherani kërcënoi me mbylljen e kufirit me rajonin autonom të Kurdistanit irakian dhe për t’i dhënë fund çdo marrëveshjeje sigurie me atë nëse shpall referendumin.