Covid19

Irani rihap xhamitë për disa nga netët e muajit të Ramazanit

Të gjitha xhamitë në Iran do të rihapen përkohësisht të martën, njoftoi agjensia zyrtare e lajmeve IRIB.

Vendimi u mor në konsultim me ministrinë e shëndetësisë, citoi IRIB të thoshte Mohammad Qomi, drejtori i Organizatës Islamike të Zhvillimit.

Ministri tha të hënën se xhamitë do të ishin të hapura vetëm për tre ditë duke përkujtuar netë specifike gjatë Ramazanit dhe nuk ishte e qartë nëse ato do të qëndronin të hapura, sipas agjencisë së lajmeve Fars.

Masa lehtësuese vjen edhe pse disa pjesë të vendit kanë parë një rritje të infeksioneve./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button