Analiza

Irlanda është vendi më i mirë në botë

Saint Patrick Day Parade in DublinCili është vendi “më i mirë” në botë, që jep një kontribut më të madh për njerëzimin dhe për planetin? Eshtë Irlanda, sipas të parit “Good Country Index”, krijuar nga eksperti Simon Anholt, i cili ka mbledhur të dhëna nga OKB, Banka Botërore dhe disa prej organizatave ndërkombëtare më të rëndësishme. Italia ndodhet në vendin 20, një vend përpara Amerikës që është e 21-ta në klasifikimin me 125 shtete, të vlerësuar në bazë të një serie parametrash: që nga teknologjia, kultura e deri tek jetueshmëria.

Irlanda është e para ndër të gjitha, sidomos për sa i përket prosperitetit dhe barazisë. Në klasifikimin e përgjithshëm ndiqet nga Finlanda, Zvicra, Holanda, Zelanda e Re, Suedia, Britania e Madhe, Norvegjia, Danimarka dhe Belgjika.

Në kategori të ndryshme, Italia është në vendin 19 për “shëndetin dhe mirëqenien”, në vendin 22 për “kulturën” dhe në vendin 38 për “shkencën dhe teknologjinë”. Në fund të klasifikimit janë Iraku, Vietnami dhe Libia, vende të prekur nga konfliktet dhe varfëria.

Leave a Reply

Back to top button