Bota

Irlanda, kemi eshtrat e kalit të Napoleonit

Një fshat irlandez prej më pak se 1800 banorësh, ka hyrë në fushën e betejës duke pretenduar se ka eshtrat e një prej kuajve më të famshëm të Napoleonit, Marengos. Skeleti i tij ruhet nga Muzeu i Ushtrisë Kombëtare në Londër, që po e restauron dhe do ta vendosë në një pozicion kalërimi, të denjë për luftëtarin që e ka kalëruar.

Sipas Daily Telegraph, autoritetet e Buttevant, në kontenë e Corkut, pohojnë se Marengo, para se të rendte në fushëbetejat nga Austerlitz në Vaterlo, ishte sjellë në Irlandë dhe shitur në panairin vendas të Cahirmees. Historia zyrtare megjithatë është e ndryshme dhe thuhet se kali u mor nga Napoleoni gjatë fushatës së tij në Egjipt. Muzeu londinez thotë se është gati të marrë në shqyrtim kërkesën e irlandezëve, por duket se ka pak gjasa që të heqë dorë nga një prej sendeve të tij më të rëndësishme./bota.al

Leave a Reply

Back to top button