Zodiak

Ironia e këtyre shenjave të horoskopit është tepër e fortë…

Hidhi një sy kësaj liste dhe zbulo nëse shenja jote e horoskopit, ose e dikujt që njeh, është ndërmjet atyre që përdorin shpesh ironi në komunikim.

1. Binjakët
Në krye të listës kemi Binjakët, që është shenja më inteligjente dhe e ka ironinë si një nga karakteristikat më të veçanta të personalitetit. Ata e përdorin ironinë si një mjet për të gjallëruar ambientin dhe për t’i argëtuar njerëzit përreth. Edhe pse kjo gjë funksionon mirë, ndonjëherë mund të lëndojë ndonjë person, ndaj tregohuni më të matur me ironitë tuaja.

2. Akrepi
Edhe Akrepi e përdor shpesh ironinë në komunikimin e përditshëm, sidomos me personat e ndrojtur. Akrepi preferon të ndihet mirë me veten, të jetë në qendër të vëmendjes, ndaj i ironizon shumë të tjerët. Kjo padiskutim sjell pakënaqësi tek personat përreth, ndaj duhet të dini se ku ta përdorni ironinë tuaj. Nuk është normale të lëndoni të tjerët, për t’u ndjerë vetë mirë.

3. Shigjetari
Shigjetari mendon se ironia është një formë e mirë e komunikimit. Nga momenti që mendojnë se ironitë e tyre nuk ofendojnë asnjë dhe nuk janë të ekzagjeruara, i përdorin shpesh në komunikimin e përditshëm. Problemi me këtë shenjë, është se kur të tjerët i ironizojnë, i konsiderojnë ironitë si ofendime dhe reagojnë keq.

4. Bricjapi
Bricjapi e përdor ironinë, kur nuk është i kënaqur me sjelljen e të tjerëve. Në vend të kritikës, ata preferojnë sarkazmën për ta bërë personin tjetër të reflektojë për gabimin e bërë. Përfaqësuesit e kësaj shenje e përdorin ironinë si një formë komunikimi efikas, që u lejon atyre ta kalojnë më me lehtësi njëproblem serioz.

5. Ujori
Ujori ka një sens të veçantë humori dhe e përdor ironinë dhe sarkazmën si një formë për të komunikuar mendimet e veta. Kur e sheh që dikush po e tepron me komentet e veta, Ujori vendos të përdorë ironinëpër ta vënë këtë gjë në dukje. Kjo gjë mund të mos i pëlqejë gjithmonë personave përreth, por është njëmënyrë për t’i kaluar situatat më lehtë.

Back to top button