Ndoshta mendja më e madhe shkencore e historisë, Njutoni ishte përgjegjës për një numër gjërash të ndryshme, duke përfshirë matematikën, ligjet e tij të lëvizjes, si dhe një pjesë të mirë të themeleve të fizikës moderne. Absolutisht i sigurtë se mund të krijonte Gurin Filozofal, atë send mitik që besohej se do të ishte në gjendje të shndërronte metalet në flori dhe të garantonte zgjatjen e jetës, Njutoni ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës së tij të vonë ndjekjes së kotë të këtij qëllimi. Ai ishte gjithashtu një ruajtës i mirë i fshehtësisë, duke i shkruajtur të gjithë eksperimentet dhe rezultatet me kod – disa prej tyre as nuk kanë arritur të përkthehen. /Bota.al
Less than a minute