Bota

Ish-avokati nxjerr sërish zbuluar Trumpin

Ish avokati i presidentit të SHBA, Michael Cohen, është deklaruar fajtor në një gjykatë në Nju Jork, për shkelje të ligjeve të financimit të fushatës.

Ai tha se e kish bërë këtë me porosi të “kandidatit”, për “qëllimin kryesor të influencimit të zgjedhjeve”.

Ky pohim ka lidhje me paratë për të blerë heshtjen e të dashurave të presidentit.

Ndërkohë vetë Trump nuk ka bërë asnjë koment. Në maj, ai vetë kish pranuar se kishte rimbursuar Cohenin për pagimin e një prej të dashurave, edhe pse më herët po vetë Trump kish mohuar të kishte dijeni për këtë gjë.

Cohen, 51 vjeç pranoi tetë akuza, përfshirë mashtrime me taksat dhe mashtrim bankar, pas një marrëveshje që bëri me prokurorët. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button