Bota

Ish-çifti fitues, që tani mund të shkatërrojë Hillary Clintonin, 10 ditë para zgjedhjeve

* Pse FBI hapi hetim? Agjentët zbuluan vetëm kohët e fundit mijëra emaile të reja gjatë një hetimi paralel: ai ndaj Anthony Weiner, bashkëshorti i këshilltares së Hillary Clintonit (Huma Abedin), i cili dyshohet se i ka dërguar sms erotike një 15-vjecareje. Gjatë atij hetimi kanë sekuestruar kompjuterin e Weiner dhe aty kanë gjetur shkëmbime emailesh me bashkëshorten, që në një farë mënyre përfshijnë edhe Hillary Clintonin. * Çfarë ka në ata emaile? Nuk e dimë dhe ndoshta nuk e di as FBI. Duhet kohë për t’i lexuar pasi janë me mijëra. * A mund të ndikojë votimin? Sipas demokratëve, kreu i FBI po përpiqet ta bëjë. Eshtë praktikë e konsoliduar që FBI të mos përhapë lajme që ndikojnë në zgjedhje. Në korrik, republikanët e kishin akuzuar Comeyn, kreun e FBI, se po favorizonte Clintonin. * A mund të ketë ndikim pas zgjedhjeve? Nëse fiton Clintoni, Trumpi mund t’i kontestojë zgjedhjet për shkak se pothuaj 20 milionë amerikanë kanë votuar tashmë, para se të plasë sërish skandali email-gate.

screen-shot-2016-10-30-at-09-43-11

Nëse Hillary Clintoni do të rrëzohet një hap larg finishit, faji do të jetë i këtij çifti. Huma Abedin, këshilltarja shumë e ngushtë me origjinë indiane, pothuaj një vajzë e adoptuar për Hillary Clintonin. Dhe ish bashkëshorti i saj, Anthony Weiner.

Anthony Weiner, “enfant prodige” i politikës njujorkeze, deri disa vite më parë ishte nisur drejt një karriere brilante. Por nuk e lanë surprizat prej seksomani virtual, skllav i fotografive erotike që i bënte vetes, një narcisist si Donald Trumpi, por në një botë digjitale, ku organi mashkullor mund të udhëtojë bashkëlidhur sms-ve. Anthony dhe Huma, për vite të tërë kanë qenë dy yje, të pandashëm dhe shumë të pëlqyer në sallonet e Manhatanit …

[real3dflipbook id=”1354″]

Leave a Reply

Back to top button