Bota

Ish-drejtori i CIA-s pranon fajësinë

Screen Shot 2015-03-05 at 16.51.45Ish-drejtori i CIA-s, David Petraeus, ka pranuar fajësinë për keqpërdorim të materialit të klasifikuar.

Në një deklaratë të Departamentit amerikan të Drejtësisë thuhet se marrëveshja për pranimin e fajësisë është arritur në një gjykatë në Karolinën Veriore.

Në deklaratë po ashtu thuhet se Petraeus është akuzuar për largim të paautorizuar të materialit të klasifikuar dhe për mbajtje të tij.

Rasti është ngritur në Sharlotë të Karolinës Veriore.

Hetuesit janë duke hetuar nëse Petraeus ka ndarë informacionet e klasifikuara me Paula Broadwell, e cila ka shkruar biografinë e tij dhe ka pasur aferë me të.

Të dy kanë kërkuar falje dhe kanë thënë se marrëdhënia e tyre ka nisur pasi Petraeus ka dhënë dorëheqje nga ushtria.

Petraeus ka qenë edhe gjeneral i ushtrisë amerikane./Ina/

Leave a Reply

Back to top button