Horizonti.al

Ish-presidenti amerikan Lindon B. Xhonson, ishte dikur një bari dhish

Seria: Punët e çuditshme, që kanë bërë udhëheqësit botërorë, para se të ngjiteshin në pushtet

Lindon B. Xhonson u rrit në Teksas, dhe pati një edukim shumë modest. Ai u rrit në një fermë të vogël me prindërit dhe 4 vëllezërit e motrat. Prindërit e Xhonsonit ishin këmbëngulës, që të shkonte në shkollë, dhe pikërisht aty edhe shkëlqeu. Ai spikati veçanërisht për oratorinë publike, debatet, si dhe në sportin e bejsbollit.

Xhonson, synoi që fëmijë të fitojë para për të financuar arsimimin e tij, por edhe për të ndihmuar prindërit e tij. Në moshën 9 vjeçare, ai filloi të lustronte këpucë gjatë verës, dhe ishte aq i aftë në atë punë, saqë do të rimerrej me këtë punë edhe gjatë shkollës së mesme, kur kishte nevojë për para.

Ndërkohë, Xhonsoni u angazhua edhe në fermën e xhaxhait të tij. Puna e tij e parë për xhaxhain e tij, ishte si një bari dhish. Ai i shoqeronte ato në kullotë, dhe më pas kujdesj që t’i rikthente sërish në stallë. Kur nuk merrej më dhitë, ai dërgohej të punonte në fushat e pambukut.

Ai vazhdoi të merrej me punë të tilla derisa mbaroi shkollën e mesme, pas së cilës nisi punë si mësues, para se të hynte në politikë në vitin 1930. Si politikan, pati shumë shpejt sukses, duke u zgjedhur fillimisht në Kongres, më pas në Senat, deri tek posti i zv/presidentit.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shërbeu në marinën e SHBA-së. Lindon B.Xhonson u betua si president vetëm disa orë pas vdekjes së Xhon F.Kenedit në vitin 1963. Ai vrapoi në presidencialet e vitit 1964, ku edhe fitoi. Ai vendosi të mos kandidojë për një mandat tjetër në vitin 1968, duke u përqëndruar në ndërtimin e partisë së tij, pas një kandidati të ri. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button