Ish shefi i fushatës së Donald Trump, Paul Manafort u shpall fajtor për tetë akuza për mashtrim me taksat, mashtrim bankar, si dhe mos zbulim të llogarive bankare.
Por juria në gjyqin e tij në Virxhinia nuk arriti të mbërrijë në një verdikt për dhjetë akuza të tjera.
Ishte gjyqi i parë penal pas hetimit të departamentit të drejtësisë, mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane.
Por asnjë prej akuzave nuk lidhen me bashkëpunimin me Rusinë në zgjedhje.
Në vijim të akuzave, presidenti i SHBA tha se dënimi i Manafortit ishte pjesë e një gjuetie shtrigash, që ka nisur prej zgjedhjeve presidenciale të 2018.
“Eshtë shumë e trishtë kjo që ndodhi”, tha Trump. “Por nuk ka të bëjë fare me bashkëpunimin me rusët. / bota.al