Your Life

“Ishim të pasur dhe nuk e dinim”. Kujtime nostalgjike për brezat e shkuar…

Ndonjëherë e pyes veten: “Si ka mundësi që gjenerata jonë i mbijetoi gjithë produkteve ushqimore plot me laktozë? Si kemi arritur të rriteshim pa integratorë, hormone dhe multivitamina? Si kemi mundur të jetojmë pa Cola, pa Red Bull, pa aperitivë apo koktejle, ndërkohë që prisnim të dielën për të provuar pak ujë të gazuar?

Si i kemi mbijetuar dimrave vetëm me një panine me djathë në çantë, pa toste, Nutella apo imunostimulantë? Si kishte mundësi që kënaqeshim me vaktin e pasdites me bukë, gjalpë dhe sheqer, pa na shkuar në mendje shtrydhja e frutave apo perimeve? Si kemi duruar ndëshkimin e profesorave, ndërkohë që pas shumë vitesh i kemi përshëndetur e përqafuar në rrugë?

Si kemi mundur t’i godasim shokët e bankës në raste gabimesh, edhe pse nuk kishim ndonjë trup të formuar me muskuj? Si kemi mundur t’ia dalim pa trajnerë personal, duke luajtur thjesht futboll në rrugët e ndotura, ndërkohë që shokut më nevrik, i lihej roli i arbitrit?

Si i kemi mbijetuar plagëve nëpër gjunjë, ndërsa binim gjatë lojërave, thjesht duke hedhur atje pështymë, pa e ditur ekzistencën e antibiotikëve, antiseptikëve apo medikamenteve të tjera? Si kemi mundur të njihemi me personin e jetës, edhe pse nuk ekzistonin celularët dhe të vetmet mesazhe ishin ato të shkëmbyera në letra të shkruara, apo me puthje të vjedhura? Si ia kemi dalë të shkruanim poezi, apo të kompozonim këngë, pa përdorimin e një kompjuteri? Si kemi duruar aq shumë për të dhënë puthjen e parë, ndërkohë që ajo tashmë jepet që në takimin e parë?

Ama brezi ynë nuk përgatiste vetëm grurin, por dinte edhe të ëndërronte. Sepse ushqimi më i shëndetshëm që e ushqente, ishte shpresa. Ne shpresonim për kohë më të mira dhe kjo na bënte të duronim edhe vështirësitë më të mëdha. Ne ëndërronim pa e ditur se kohë të tilla do të vinin, ku rreziqet ndodhen në çdo aspekt të jetës”.

Back to top button