Bota

Ishte martuar prej 22 vitesh, por e la burrin se kish votuar për Donald Trumpin

Pasionet e forta mbi presidencën e Donald Trump po lëshojnë një hije të fortë në të dy anët e ndarjes politike. Për Gayle McCormick, është veçanërisht e fortë: ajo është ndarë nga burri i saj, me të cilin qe martuar prej 22 vjetësh.

Gardiania e burgut në Kaliforni tashmë në pension, që e përshkruan veten si demokrat, pothuaj socialiste, u habit kur burri i saj rastësisht përmendi gjatë një dreke me miqtë vitin e kaluar, se ai kish ndërmend të votonte për Trumpin – një zbulesë që ajo e përshkroi si një “prishëse të marrëveshjes”.

“U acarova shumë, që ai tha se mund të votonte për Trump”, tha McCormick, 73 vjeç, e cila nuk kishte menduar të linte më parë burrin e saj, republikan konservator, por u ndie “e tradhtuar” nga mbështetja e tij për Trumpin.

“U ndjeva sikur kisha mashtruar veten,” tha ajo. “Ajo gjë krijoi hendeqe mes nesh,  që nuk isha përballur më parë. Kuptova se sa larg kisha shkuar në jetën time, për të pranuar gjëra që kurrë nuk do të kisha pranuar kur isha më e re”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button